159 viktima nga aksidentet në një vit, Urgjenca: 13 këshilla për shoferët

77
Sigal

Edhe pse vendi ynë qëndroi rreth tre muaj në karantinë, shifrat e viktimave nga aksidetet rrugore janë të larta. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore deklaron se gjatë vitit që u mbyll edhe pse kishte një kufizim të lëvizjes, u regjistruan 6248 aksidente rrugore dhe 159 persona humbën jetën. Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka dhënë 13 këshilla për drejtuesit e makinave dhe qytetarët për të shmangur aksidentet.

1-Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor si edhe sinjalistikën vertikale dhe atë horizontale.

2-Kontrolloni gjithmonë mjetin përpara se të niseni.

3-Respektoni shpejtësinë e lejuar edhe nëse është e nevojshme ngadalësoni shpejtësinë.

4-Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.

5-Mos i mbani fëmijët në sendiljen përpara apo në krahë.

6-Fëmijët i vendosni me rripat e sigurimit në sendiljet përkatëse.

7-Nëse udhëtoni natën, sapo të keni shenjat e para të gjumit, ndaloni dhe pushoni.

8-Mos parakaloni në zonat urbane.

9-Nëse shikoni një makinë që ka ndaluar ose që ngadalëson shpejtësinë, duhet ta bëni edhe ju, pasi mund të ketë këmbësor duke kaluar.

10-Qytetarë edhe nëse jeni në vijat e bardha, sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.

11-Ju drejtues të biçikletave dhe motorëve përdorni gjithmonë kaskat mbrojtëse si edhe sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.

12-Mos drejtoni automjetet nëse keni konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.

13-Mos drejtoni automjetet nëse keni marrë ndonjë qetësues.