15-vjetori, rrëfehet gazetarja e njohur: Si më ktheu ‘News24’ në Shqipëri

814
E para që startoi mbrëmjen gala në Pallatin e Kongreseve me rastin e 15-vjetorit të krijimit të ‘News24’ ishte moderatorja e emisionit ‘Studio e hapur’, Eni Vasili.
Teksa uroi të pranishmit për prezencën e tyre, Vasili tregoi se si nisi rrugëtimi i saj në ‘News24’ me emisionin e saj që transmetohet prej disa vitesh.
Vasili pohoi se ishte ‘News24’ që e ktheu atë sërish në Shqipëri.
“Mirëmbrëma, dhe faleminderit që keni ardhur. Pak vite më parë kur mora ftesën për të realizuar emisionin “Studio e hapur’, kur isha duke bërë studimet e mia master. ‘News24’ më ktheu në Shqipëri, dhe më vendosi në dilemë që të kthehesha në vendin tim apo. Neës24 është me një potencial dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij stafi njerëzit. Historinë e bëjnë njerëzit me përkushtimin dhe sakrificën”, tha Vasili.
Sigal