15-vjetori i News24, Presidenti Hysenbelliu: Nuk është biznes por investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmit

707
Sigal

News24 është bërë 15 vjet duke mbushur një volum e duke bërë një histori suksesi, një dritare informacioni për të gjithë.

Politika e zotit Irfan Hysenbelliu, Presidentit të Focus Media Group e ka shndërruar News24 një logo dhe një dritare informimi shumë të dashur për të gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe një burim korrekt dhe të shpejtë.

fetsa

Në mbrëmjen gala të organizuar për këtë 15-vjetor, Presidenti Hysenbelliu dha një mesazh dhe urim për të gjithë të pranishmit. Ai tha se News24 nuk është një biznes por një investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmit.

“I nderuar zoti President, i nderuar zoti Kryetar i Parlamentit, i nderuar Kryetar i parlamentit të Maqedonisë dhe të nderuar miq nga vendet fqinj! Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të komuniteteve fetare! Është nder i veçantë t’ju mirëpres të gjithëve në këtë 15-vjetor për të festuar një moment të rëndësishëm për News24. Është kaq e mrekullueshme të jesh në praninë e personaliteve të tilla. Ky përvjetor është i veçantë për mua. Është frymëzuese kjo histori e shkurtër, është model i suksesit. Historia e një investimi modest, prej disa njerëzve vizionarë. Është e veçantë sepse mishëron pasionin, përpjekjet e qindra djemve e vajzave që i dhanë shpirtin kësaj risie që do mbërthente shqiptarët para ekranit dhe do bëhej modeli për shumë media të tjera. Pas eksperiencës së fëmijës tim të parë mediatik, gazeta Panorama një tjetër histori suksesi. Ju bashkova këtij projekti të veçantë me vendosmërinë për të arritur, një impakt. News24 nuk është biznes por investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmit. Ky është impakti që kisha ëndërruar, por News24 u ngrit mbi këtë filozofi”, tha Hysenbelliu.

torta

Ai theksoi se “në këto vite ja kemi dalë ta rrisim për ta bërë më modern, më të pavarur dhe të paanshëm, historia frymëzuese e këtyre viteve është modeli i së ardhmes. Një televizion që i shërben më shumë shqiptarëve. Dhjetëra gazetarë, spikerë, drejtues emisionesh, punonjës të shkëlqyer që kanë mirënjohjen time pa kufi. Urime të gjithëve në këtë festë të mrekullueshme”, deklaroi Presidenti Hysenbelliu.