15-vjeçari përfundon në spitalin e Gjirokastrës me plagë në bark, mister shkaqet

Një 15-vjeçar nga Tepelena ka përfunduar i plagosur në urgjencën e spitalit e Gjirokastrës. Policia ndonëse nuk e konfirmon ngjarjen, burime nga spitali pohojnë se i mituri kishte plagë në bark.

Ka ndodhur mëngjesin e sotëm jashtë shkollës së mesme Industriale në Gjirokastër, te stacioni i autobusëve.

NOA

Kanë qenë dy të mitur ata që janë përfshirë në sherr, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur. Deri më tani shkaqet ende nuk dihen.