15 pjesëtarët e grupit të zjarrit në Lazarat, Policia identifikon 4 prej tyre

760
Policia ka bërë identifikimin e 4 nga 15 pjesëtarët e grupit të armatosur që kanë qëlluar ndaj policisë, e pas të shtënave lanë të vdekur efektivin e RENEA-s dhe plagosën dy të tjerë. 
Nuk bëhet me dije zyrtarisht se sa është numri i personave të armatosur, por burime policore theksojnë se tashmë zona është rrethuar. Nga çasti në çast pritet ndërhyrja e policisë për neutralizimin e rebelëve të armatosur. Policia ka bërë të ditur se në Lazarat nga çasti në çast pritet të mbërrijë edhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahir, Prokurori Adriatik Llalla.
Nisen me helikopter drejt Tiranes dy policët e plagosur
Dy policet te cilët mbeten te plagosur gjate aksionit ne Lazarat janë transportuar nga helikopter nga Spitali i Gjirokastrës ne drejtim te Tiranes ku do te marrin mjekim te specializuar ne spitalin e Traumës ne kryeqytet. Mësohet se dy efektivët qe mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave nga grupi i armatosur në Lazarat janë Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj. 
Sigal