143 kg kokainë në Durrës/ 3 persona mbahen nën përgjim, hetuesit “kyçin gojën”, asnjë detaj çfarë është zbuluar nga pakoja prej Amerika e Jugut

280
Sigal

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me kapjen e 143 kg kokainë në portin e Durrësit, brenda një konteineri që vinte i mbushur me banane nga Amerika e Jugut.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nën përgjim po mbahen 3 persona të tjerë por nuk tregojnë detaje të tjera për të ruajtur sekretin hetimor. Por nuk ka asnjë detaj nëse janë siguruar prova të tjera për të prangosur të tjerë.

Deri më tani për kokainën, në pranga kanë rënë dy administratorët e firmës që kishte bërë porosinë, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, të cilët kanë hapur kompaninë Masabi Fruits më 20 prill 2018, ndërkohë që një ditë më vonë është regjistruar edhe subjekti Exoalmax me pronar Selim Çekaj, të cilit gjithashtu në konteinierët me banane iu gjetën 49 kg kokainë.

Selim Çekaj është babai i biznesmenit Arbër Çekaj, pronar i kompanisë tjetër “Arbri Garden”, e cila solli në Shqipëri në shkurtin e vitit 2018 nga Ekuadori 613 kg kokainë. 143 kg kokainë u gjetën të ndara në pako në tavanin e konteinerit që mbante bananet e porositura prej tyre. Vetë administratorët kanë mohuar të ketë lidhje me drogën.