14 Qershori, Dita botërore e dhuruesve të gjakut

731
Çdo14 Qershor, në ditën e lindjes dhe në nderim të shkencëtarit të shquar dhe nobelistit vjenez, Dr. Karl Landsteineri cili zbuloi sistemin e grupeve te Gjakut O,A,B organizohet festimi i Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut kudo në botë. “Gjaku na bashkon të gjithëve”është slogani i fushatës kwtw vit, në kuadër të Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut. Ai do të përçohet së bashku me mesazhin tjetër sensibilizues të kësaj dite“Falë jetë duke dhuruar gjak”, nga vullnetarët e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të tërhequr vëmendjen që sistemi i dhurimit vullnetar luan rol në inkurajimin e njerëzve për t’u kujdesur për njeri tjetrin dhe për të promovuar solidaritetin e komunitetit. Kjo ditë, fokusohet në falënderimin për dhuruesit e gjakut dhe kulmon me dimensionin ”dhënie ” dhe “marrje” ndërmjet dhuruesve të gjakut dhe pacientëve. Fushata ka për qëllim gjithashtu të motivoj dhuruesit e rregullt qw të vazhdojnë dhurimin e gjakut. 
Nëpërmjet kësaj fushate do të inkurajohen dhe motivohen njerëzit me shëndet të mirë që kurrë nuk kanë dhënë gjak, veçanërisht të rinjtë, të dhurojnë gjak. 
Informacion i përgjithshëm:
Transfuzioni i gjakut dhe produkteve të tij ndihmon për të shpëtuar miliona jetë, çdo vit. Kjo mund të ndihmojë pacientët që vuajnë nga sëmundje të rrezikshme për jetën që të jetojnë më gjatë dhe me cilësi më të lartë dhe mbështet procedurat komplekse mjekësore dhe kirurgjikale. Ai gjithashtu ka një rol thelbësor, jetë-shpëtues lidhur me shëndetin dhe kujdesin për nënën dhe fëmijën gjatë fatkeqësive të bëra nga njeriu dhe natyra.
Megjithatë, në shumë vende, nevojat për gjak i tejkalojnë rezervat apo furnizimin, dhe shërbimet e gjakut përballen me sfidën e sasisë të pamjaftueshme në dispozicion, e ndërkaq atyre ju duhet të sigurojnë cilësinë dhe sigurinë e tij. 
Një furnizim i mjaftueshëm mund të sigurohet vetëm nëpërmjet dhurimeve të rregullta nga dhurues vullnetar të gjakut pa-pagesë. 
Qëllimi i OBSH është që deri në vitin 2020, të gjithë vendet të sigurojnë furnizim me gjak nga dhurues vullnetarë e pa-pagesë. 
Sot, vetëm në 62 vende, furnizimet kombëtare me gjak janë të bazuar pothuajse 100% nga dhurues vullnetare dhe pa- pagesë të gjakut, ndërsa në 40 vende shërbimi i transfuzionit ende është i varur nga dhurues familjarë dhe madje nga ato me pagesë, ku përfshihet dhe vendi ynë. 
Së bashku le të bëjmë ndryshimin! 
Gjaku, është një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë,gjithashtu ai është dhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnetmirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë. 
Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit, etj… 
Aktualisht në sajë të informimit dhe promovimit gjaku sigurohet kryesisht nga familjarët dhe dhuruesit vullnetarë. Megjithatë, ende në Shqipëri dhurohet 10 herë më pak gjak se sa janë nevojat për të. 
Duhet të dini se gjaku ka një cikël riprodhimi të përhershëm prej 21 ditësh, pra është e zakonshme që ai të shkatërrohet vetë. Përse t’a lemë të shkojë dëm?! 
Gjak, mund të dhurojnë të gjithë ata që janë të shëndetshëm dhe kanë moshë nga 18 deri 60 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Dhurohet 400- 450 ml ndërkohë që organizmi ynë ka rreth 5-6 litra gjak, është një sasi e papërfillshme dhe e përllogaritur me peshën dhe gjatësine. Intervali ndërmjet dy dhurimeve është 8 javë. 
Vëndi ku ju mund t’a dhuroni gjakun, janë te gjitha Bankat e gjakut pranë spitaleve në çdo qytet, Qëndra Kombëtare e Shërbimit të Transfuzionit në Laprakë dhe çdo Institucion shtetëror apo privat që ofrohet të kthehet në qëndër të përkohshme të dhurimit vullnetar të gjakut me një ekip të bankës së gjakut organizuar nga Kryqi i Kuq. 
Para se të kryeni këtë akt soldariteti, mjekët do të sigurohen se ju gëzoni shëndet të plotë dhe ky dhurim nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj. Kjo realizohet nëpërmjet intervistimit dhe vizitës mjekësore. 
Pasi kryeni dhurimin, ju duhet të qëndroni 20 minuta shtrirë dhe të pini njw sasi tw madhe uji apo lëngjesh, për të zëvendësuar gjakun e dhuruar. Pas disa ditësh, për shkak të ciklit natyror të riprodhimit, gjaku do të rifitojë të njëjtin përqëndrim të përbërësve të vet. 
Më tej gjaku juaj egzaminohet për disa sëmundje ngjitëse si: HIV, Hepatitet dhe Sifilizi, por edhe analizat e zakonshme si gjaku komplet dhe parametrat biokimike. Këto egzaminime janë shumë të rëndësishme si për shëndetin e dhuruesit dhe për atë të marrësit. 
Analizat kanë një kosto të lartë por bëhen falas dhe janë konfidenciale. 
Në këtë mënyrë ju keni kryer një akt heroik, pra i keni shpëtuar jetën dikujt apo keni ndihmuar dikë tjetër që të jetojë më gjatë dhe më mirë. 
Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bejmë një njeriu tjetër që ka nevojë. Ajo është dhurata e jetës.
Sigal