13-vjeçarja nga Erseka përjeton tmerr, i moshuari e ndjek këmba-këmbës

724
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ersekë, ku një 13-vjeçare është përndjekur nga një i moshuar.
Ka qenë e mitura, e cila e shoqëruar nga prindërit, ka denoncuar në polici ngjarjen në fjalë.
Siç bën me dije policia, 13-vjeçarja treguar në polici, se ka qenë 62-vjeçari me iniciale A.K, që e ka përndjekur, për një kohë të gjatë, duke mos ju ndarë asaj.
“Më datë, 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.K vjeç 62, banues në Leskovik, pasi dyshohet se më datë 04.10.2017, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur 13 vjeç. Neni 121/a, i Kodit Penal.”, -njofton policia.
Sigal