128 zyrtarë me 342 emra të falsifikuar

761
Dekriminalizimi i politikës dhe shtetit, ka nisur të jap sinjalet e para të konkretizimit e finalizimit të këtij procesi, paçka se prej 25 vitesh rezulton se në politikë dhe institucione qendrore e lokale, këtë vend e paskan drejtuar dhe po e drejtojnë ende edhe një “ushtri” me kriminelë, hajdutë, kontrabandistë, trafikantë, vrasës, përdhunues femrash e të miturish, grabitës, të korruptuar e falsifikatorë diplomash e të emrave të tyre, madje edhe në funksione të larta drejtuese! Ky realitet i denoncuar vazhdimisht prej gazetës “Telegraf”, tashmë është fakt! Ligji detyron shtetarë, deputetë, politikanë, të zgjedhur e zyrtarë të lartë të çdo niveli, që të rrëfejnë mëkatet antiligjore që kanë bërë, por edhe të heqin “maskat” e të tregojnë emrat e vërtetë që kanë pasur përpara, ose pas bërjes pjesë e shtetit, pushtetit, politikës, parlamentit, qeverisë, policisë, ushtrisë, drejtësisë, diplomacisë e të çdo strukture me emrin “Shtet”! 
“Sagem” nën hetim, për pasaportat dhe kartat shqiptare me emrat të ndryshuar e falsifikuar
Dimë deri tani që shumë zyrtarë kanë bërë ndryshimin e emrave për “përmbajtje estetike”. Dimë edhe shumë raste të pa publikuar ende, që emrat janë ndryshuar nga 2 e 5 herë jo për arsye “estetike”, por për efekte “taktike” për t’i shpëtuar drejtësisë për krimet e kryera brenda e jashtë Shqipërisë. Sipas ligjit, ata janë të detyruar të tregojnë emrat e “maternitetit” por edhe emrat e mbiemrat që kanë ndryshuar. Nisur prej faktit që shumë funksionarë e zyrtarë deri edhe në drejtësi rezultojnë të kenë “penetruar” me disa emra, Ndaj dhe në filtrin e dekriminalizimit është menduar të kalojë edhe kompania që prodhon Pasaportat, me tre emra vrima fut në “ping-pong” e “bixhoz” të organizuar nga palët politike e sidomos nga krerët e lartë shtetit e të politikës, duke sjell vërdallë edhe BE e SHBA, me gjoja “konflikte mes palëve” duke vonuar procesin e pastrimit të institucioneve nga funksionarë të mandatuar, të zgjedhur e të emëruar në poste drejtuese e si zyrtar të çdo niveli! Ky “maskim” identitetesh prej zyrtarëve të penalizuar, i bërë me ndryshim emrash, mbiemrash, atësie, date, viti e vendlindjeje, figuron i pasqyruara në Pasaportat dhe Kartat Biometrike Shqiptare, të prodhuara prej firmës koncesionare “Sagem” e cila prej 7 vitesh e gjysmë zhvillon këtë biznes në Shqipëri! “Telegraf” ka denoncuar këtë krim të kompanisë së dënuar në Nigeri për falsifikim pasaportash, që në Shqipëri vepron me 3 emra: “Sagem”, “Aleat” dhe “Safran Morpho”! 
Fakti/ 128 zyrtarë me 342 emra të falsifikuar, nis hetimi për pasaportat e lëshuara nga “Sagem” 
Skandali që ka dalë prej verifikimit paraprak të formularëve të vetë-deklarimit, ka zbuluar një abuzim të rëndë, të bërë prej firmës “Sagem”, lidhur me emrat e falsifikuar të zyrtarëve të shtetit, duke i vendosur ato si identitete të rregullta në pasaportat dhe kartat që u ka lëshuar atyre! Në fakt, firma “Sagem” edhe për vete vepron me 3 emra të ndryshuar e të falsifikuar vit pas viti, për të humbur e fshehur disa gjurmë të vjetra të aktivitetit të prodhimit të pasaportave e të bizneseve të tjera në disa shtete, ku rezulton edhe i dënuar penalisht me arrestim e burgosje të zyrtarëve të lartë të saj! Sipas informacionit të ardhur dje në “Telegraf”, rezulton se nga hetimet e para që kanë kryer shërbimet e specializuara shqiptare nën monitorimin e ekspertëve të shërbimeve të huaja në “punishten” e prodhimit të Pasaportave e Kartave shqiptare me emrin “Sagem” në Tiranë, emrat e ndryshuar e të falsifikuar të funksionarëve shqiptarë janë “stamposur” mbi pasaporta e karta nga firma “Sagem”! 

Deri tani, referuar edhe formularëve të vetë-deklarimit që kanë bërë zyrtarët me 2 e 5 emra, rezulton se janë zbuluar 128 zyrtarë që kanë 342 emra të falsifikuar. Këto emra janë të “stamposur” në pasaportat e funksionarëve e zyrtarëve të shtetit shqiptar nga firma “Sagem” që ka koncesionin monopol të prodhimit, serverimit dhe lëshimit të tyre. Sipas ligjit shqiptar të sigurisë kombëtare, specifikuar edhe në kontratë, firma me 3 emrat “Sagem”, “Aleat” dhe “Safran Morpho”, duhet të verifikojë identitetet e atyre që pajis me Pasaportë e Kartë Identiteti, duke bashkëvepruar me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, me Zyrën e Gjendjes Civile në Qark, me Zyrën e Gjendjes Civile në Bashki, me Drejtorinë e Krimit në Policinë e Shtetit, me SHISH, me institucionet e drejtësisë dhe në fund të procedurës me Ministrinë e Brendshme, pastaj duhet të nis të prodhoj e të lëshoj këto dokumente. Por, ja që rezulton fakt, skandali i denoncuar vazhdimisht nga Gazeta “Telegraf”, që firma koncesionare me 3 emra “Sagem”, “Aleat” dhe “Safran Morpho” ka abuzuar duke prodhuar Pasaporta e Karta me identitet të falsifikuar. Këtë nuk e themi ne, por formularët dhe hetimi që ka nisur brenda kësaj firme që ka lëshuar këto dokumente me 2 e 5 emra fals për 128 funksionarë zyrtar shqiptar, të konstatuar deri tani, por që pritet të jetë një abuzim i rëndë dhe masiv i bërë në favor të figurave të politikës e shtetit, por edhe në shërbim të eksponentëve të krimit! 
Firma “Sagem” po lejohet nga shteti të prodhojë pasaporta të pa sigurta e të falsifikuara
Pas kapjes dhe zbulimit të shumë eksponentëve të botës së krimit me Pasaporta e Karta Identetiti me emra, mbiemra, atësi, amësi, me datë e vendlindje false të prodhuara nga firma “Sagem”, shteti shqiptar që është mbrojtës i abuzimeve të firmës me identitet aktual “Sagem”, por që edhe vetë rezulton se është me 3 emra të ndryshuar në 7 vite aktivitet në Shqipëri, gjoja për të rritur sigurinë e Kartave të Identitetit dhe Pasaportave Biometrike, të cilat edhe më parë i reklamonte si “super të sigurta”, deklaroi se shtoi disa elementë sigurie. Psh., u tha se kapaciteti i “Çipit Elektronik”, nga 72 Kb, u rrit në 100 Kb etj. Por nuk ndodhi kështu në realitet, mbasi ishte veçse një mashtrim, sa për të maskuar vazhdimin e krimit të prodhimit të Pasaportave e Kartave të pa sigurta dhe false, siç rezultoi tani që është futur në veprim vetë-deklarimi i të dhënave! Kujtojmë, që Gazeta “Telegraf” ka publikuar një “Raportit sekret” të hartuar prej Ministrisë së Brendshme, i cili duhej të zbatohej me urgjencë për bllokimin e prodhimit të Pasaportave e Kartave të Identitetit prej firmës “Sagem”. Mirëpo nuk u veprua! Çfarë ka zbuluar raporti sekret? Firma “Sagem” nuk realizon “Ndërfaqen” e gjurmëve të gishtave, bllokon lidhjen e sistemit “AFIS” me sistemin “AFIS/APIS-Papillon 7” të policisë dhe nuk fut teknologjinë që kërkon sistemi, por punon me teknologji të kohës së Luftës së Dytë Botërore! Në sektorin e Daktiloskopisë të Drejtorisë Policisë Shkencore, që nga muaji tetor i vitit 2002 ndodhet i instaluar sistemi “AFIS/APIS PAPILLON-7”, i cili deri sot ka funksionuar normalisht, pa asnjë defekt apo problem. Ky sistem është blerë me fondet buxhetore të Policisë së Shtetit. Por çfarë ndodh me këtë sistem? Sipas kontratës koncesionare, “Sagem” apo “Aleat”, ose së fundi edhe me emrin “Safran Morpho” siç i ndryshon identitetet e saj në çdo vit, përpara se të fillonte prodhimi i Pasaportave e Kartave të Identitetit, duhej të realizonte “Ndërfaqen” (Interface) midis sistemit “AFIS CIVIL” që është prodhim “Morpho” dhe sistemit “AFIS/APIS-Papillon 7” të Policisë së Shtetit Shqiptar, në mënyrë që të bëhej krahasimi i gjurmëve të gishtave “on-line” i çdo personi që aplikonte për kartë, apo pasaportë në sistemin “AFIS” të Policisë së Shtetit. 
vijon
Sigal