100 shtetas shqiptarë kthehen në Rinas, iu refuzua kërkesa për azil në Gjermani

618
Rreth 100 shtetas shqiptarë janë kthyer sot në aeroportin e Rinasit, pasi ju refuzua kërkesa për azil. Mësohet se shqiptarët janë kthyer sot vullnetarisht. Ndërkohë që edhe dje janë kthyer 70 azilkërkues të tjerë. Ata deklaruan në Rinas se policia gjermane nuk i kishte lajmëruar se do të ktheheshin. Numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur së fundmi, ndërsa ambasada e këtij vendi në Tiranë ka reaguar ditën e sotme, duke theksuar se nuk do të ketë pagesa për azilantët e kthyer.
Sigal