100 milionë € kokainë, droga erdhi nga Amerika Latine, si u arrestua shqiptari me kroatët në Greqi

Autoritetet greke sekuestruan mbrëmë 300 kokainë në Giannitsa në një operacion të drejtuar nga prokuroria e Selanikut në bashkëpunim me DEA-n amerikane. Tre personat e arrestuar cilësohen si drejtues të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Njëri nga tre të arrestuarit (35 vjeç) është një grek i lindur në Shqipëri, ndërsa dy të tjerët janë një 37 vjeçar shqiptar dhe një kroat 35 vjeçar. Përveç kësaj, një tjetër kroat është identifikuar dhe po kërkohet.

Sigal

Si u bë arrestimi?

Greku i lindur në Shqipëri dhe shqiptari po udhëtonin në Selaniku ku po i prisnin dy kroatët pasi kishin marrë dërgesën e drogës, në një kontejner i cili vlerësohet të ketë mbërritur nga Amerika Latine.

Policia arrestoi tre nga katër autorët në vend jashtë një shtëpie të marrë me qira nga dy kroatët në qendër të Selanikut. Nëse kokaina do të dilte në treg do të kapte shifrën e mbi 100 milionë eurove