1.1 miliardë eurot e tërmetit, çfarë po ndodh me paratë

84

Në pranverë të këtij një konferencë e posaçme donatorësh u mbajt në Bruksel me qëllim grumbullimin e ndihmave për të rikuperuar pasojat e tërmetit në Shqipëri.

Konferenca angazhoi 1,1 miliardë fonde, nga të cilat 295 milionë euro ishin grante dhe pjesa tjetër kredi.

Ndonëse disbursimet e fondeve nuk kanë nisur ende, Ministria e Financave njoftoi se deri më tani nga fondi i donatorëve është negociuar një shumë prej 520 milionë eurosh, nga të cilat 270 milionë euro janë grante dhe 250 milionë euro janë kredi.

Fondet janë negociuar nëpërmjet 20 marrëveshjeve dhe do të përdoren për financimin e projekteve konkrete në sektorin e edukimit, strehimit, infrastrukturës publike apo granteve të Rikonstruksionit.

Ndër projektet më të mëdha janë ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin nga qeveria turke, ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i 22 shkollave në fazën e parë dhe rreth 40 në fazën e dytë nga Komisioni Europian etj.

Përfshirë edhe angazhimet e Organizatave jo-Fitimprurëse shqiptare, në total vlera e granteve të angazhuara dhe konkretizuara me marrëveshje arrin në mbi 270 milionë euro. Një sërë marrëveshjesh të tjera granti janë në fazën e hartimit.

Në të njëjtën kohë, janë aktualisht në fazë negocimi marrëveshjet e huasë me tre partnerë bilateralë e financiarë, në vlerën 250 milionë euro.

Në 6 Dhjetor 2019 qeveria shqiptare iu drejtua për mbështetje Bankës Botërore, Komisionit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të bërë një vlerësim të dëmit financiar dhe nevojave për financim në kuadër të rimëkëmbjes pas tërmetit.

Në muajin shkurt raporti u prezantua në Konferencën e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, organizuar nga Komisioni Europian në Bruksel, më 17 shkurt 2020.

Në Konferencë, morën pjesë 50 vende partnere, përfshirë donatorët bilateralë, multilateralë dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Në total në Konferencë u angazhuan për Shqipërinë 1.15 milionë euro në favor të Rindërtimit, nga të cilat 295 milionë euro grante, 853 milionë euro kredi të butë dhe 3.4 milionë euro kontribute në natyrë