​Studentët serbë: Ia kaluam shumë bukur me kolegët nga Shqipëria

1395
Studentët serbë të cilët muajin e kaluar qëndruan në Shqipëri kanë porositur sonte në tribunën “Lead the Change”, në organizim të Minsitrisë serbe të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, se nga ky vend janë kthyer me përshtypje të mrekullueshme dhe se janë shoqëruar bukur me kolegët nga Shqipëria. Ata në Qendrën Kulturore Studentore në Beograd, gjithashtu, kanë porositur se duhet mësuar jetesa e përbashkët me fqinjët, raportoi agjencia Tanjug. Një grup prej 50 studentësh dhe nxënësish nga Serbia në tetor qëndruan në Shqipëri, ku në Elbasan e ndoqën ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë bashkë me ministrin e Arsimit Sërgjan Verbiq.
Studentja e Fakultetit për Media dhe Komunikime Tamara Shkogo nga Beogradi i tha Tanjug-ut se në Shqipëri ka kaluar shkëlqyeshëm dhe se studentët serbë fare s’kanë qenë të rrezikuar. “Masat e sigurisë ishin të tepruara, sepse në asnjë moment nuk ishim të rrezikuar. Familjet shqiptare na pritën bukur, mua nikoqiri im më priti me raki ‘Manastirka’. Një përvojë fantastike, studentët shqiptarë janë si ne, interesimet i kemi të njëjta, si dhe qëllimet”, ka thënë ajo. Ivan Gjuriq nga Iniciativa e të Rinjve p ër të Drejtat e Njeriut ka thënë se praktika e deritashme ka treguar kjo praktikë e këmbimit të studentëve është mekanizmi më i mirë për krijimin e marrëdhënieve të mira në rajon.
“Kjo vizitë ishte e shkëlqyeshme, të rinjtë u njohën dhe e panë Shqipërinë. Kjo është mënyra më e mirë për thyerjen e paragjykimeve. Studentët janë studentë, gjithkund janë të njëjtë. Njësoj mendojmë, dëgjojmë muzikën e njëjtë…”, ka thënë Gjuriq. Studentët dhe ministrin Verbiq gjatë qëndrimit muajin e kaluar në Shqipëri i pritën kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Sigal