“Lëvizja është burim suksesi edhe për faktin se mendja gjen terren dhe njerëz që të diktojnë të mendosh për suksesin. Në këtë gjë Selfo Allka mbeti gjatë gjithë jetës i priviligjuar. Mbeti i privilegjuar sepse nga viti 1980 dhe deri sa doli në pension, në vitin 1993, i erdhi zogu në dorë, që do të thoshte që të rikthehej atje ku zemra ndjehej më mirë, në qytretin e Fierit. Aty, pra në Fier, për shkak edhe të njohjes së problemeve dhe të përvojës së fituar në vite, e përdorën si “kiu fiu” për të mbuluar e zgjidhur çështje në Institucione e Ndërmarrje ku punët nuk ecnin mirë.”

Selfo Allka kur mer titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Komunës qëndër të Tëepelenës
Të vjen rasti të njohësh një mik, një shok, një njeri që edhe pse nuk ke shkëmbyer një fjalë me të, të hyn në zemër dhe ca më shumë të depërton brenda ndjenjave shpirtërore si të jetë diçka si dritë me nuanca të forta mirëse. Këta njerëz nuk se i gjen me shumicë në rrugën që përshkruan në jetë, por kur të shdrit fati t’i kesh pranë, t’i njohësh dhe të lexosh “librin” e tyre të jetës, mendja të shkon tek mendimi filozofik se kënaqësia kur gjen virtytin është një e mirë e madhe nëmos edhe bekim. Një njeri të virtytshëm, të cilin si shumë të tjerë e gjeta në “tregun” e të pazëshmëve, është edhe Selfo Allka, i cili sipas meje, është një ndër të privilegjuarit sepse mbetet “me famë” edhe nga njerëz që nuk e njohin fare. Ai është dhe do të mbetet i tillë, pra “i fashmëm pa e njohur” edhe për faktin sepse fati e solli të jetojë në dy treva nga më të njohuta në vend, siç është Labëria dhe Myzeqeja. Selfo Allka ka lindur në Dukaj të Tepelenës në motin e largët të shekullit të kaluar, më 21 shkurt të vitit 1941, aty ku vëndlindja nuk është vetëm një vënd, por më shumë ndjenjë, ndjenjë që të ndjek si hije drite gjatë gjithë jetës. Prindërir, por në veçanti babai i tij Dino Hallka i Dukajve, i rriti fëmijët me mundim e vuajtje, gjë që do të mbillte në mëndjen e Selfos, ende i parrritur, se i duhej të mësohej se e ardhmja e tij do të ishte edhe me vështirësi që të mësohëshe të vuaje për të arritur në jetë më të mirën e mundëshme nëse kemi parasysh se ai kish lindur dhe filloi hapat e para të shkollimit në një fshat të thellë malor, siç ishte Dukaj i Tepelenës. Arti i të jetuarit është paksa i çuditshëm; të duhet të vuash, por edhe të buzëqesësh. Selfo Allka, për aq sa dimë për udhëtimin e tij në jetë, vuajtja dhe buzëqeshja kanë qenë aty e aty, në rraport të drejtë. Nëse ai i përmbylli mjaft mirë vitet e para të shkollimit aty në fshat, pra ciklin 7-vjeçar, ky ishte një ogur i mirë për më tutje, që për fatin e tij të mirë do të ishte ndërthurje shumë e mirë midis shkollës dhe punës dhe një vend ku “floriri i zi”, nafta dhe shkollimi, zinte vëndin parësor në një qytet të ri siç ishte Patosi I atyre kohrave. Pra Selfo Allka u rrit paralelisht, me shkollë dhe me punë në Patos, në Fier, pra në Mallakastër. Dhe kjo natyrë të jetuari ia bëri jetën paksa të pamenduar që e mira dhe gëzimi na ardhkësh nëpërmjet vështirësive, nëpërmet vuajtjeve. Mbarimi vit pas viti i një sërë shkollimesh e kualifikimesh siç ishin pothuajse të gjitha si hallka të një zinxhiri, për t’u aftësuar si mekanik në fushën e sektorit të naftës, por edhe shkolla e mesme ekonomike në qytetin e Fierit, bënë që Selfo Allka të ishte “rritur” mjaftueshëm edhe si njeri, duki hapur rrugën disa aftësive të cilat shpësh shfaqen në momente të caktuara, por që zanafilla mbetet formimi si njeri dhe aftësia për të mbetur i mirë kur të hakërrehet e keqja. Ky bir nga Dukaj i Tepelenës u përshtat e e gjeti veten të ishte mallakastriot, gjë që shfaqej në komunikimin me bashkëpunëtorët e tij, si drejtues apo edhe puntorë që gdhiheshin e ngryseshin pranë puseve të naftës. Sigurisht, që atje ku e çonte profesioni i mekanikut të të gjithë zonave ku shtrihej Ndërmarrja e Prodhimit të Naftës, Selfua ishte i kudondodhur e ku ndërhynte pa patur frikë sepse jo pse ishte kompetent e i zoti i punës, porse ishte përshtaur çdo rrethane që mund t’i krijohej. Po të kemi parasysh ata vite, kohët e arta kur prodhimi e përpunimi i naftës kishte kapur kuotat më të larta, punonjës të kualifikuar dhe të përgjegjshëm për çka bënin, si Selfo Allka, ishin thesarë të pazëvëndësueshëm, nëmos vet krenaria dhe lavdia që kishte në ato mote NAFATA, dega më e suksesëshme dhe më e fuqishme e ekonomisë së vëndit. Ishte koha kur të dilte nami, sigurisht në kërë rast është fjala për punë të mira, bëhëshe i kërkuar për të të vendosur në pozicione të rëndësishme drejtimi e komandimi. Ishte viti 1975 kur Selfo Allka u kërkua nga derjtuesit kryesorë të rrethit të Tepelenës për të kontribuar në zgjidhjen e shumë problemeve që kishin agravuar keq dhe kishte ardhur një moment që këto “nyje” duhej të çbëheshin për t’u dhënë drejtimin e duhur. Ky shërbim për më se tre vjet në Komitetin e Partisë së Tepelenës bëri që ku burrë nga Dukaj, tashmë me përvojën e duhur, të njihte cep më cep Labërinë, njerëzit e saj punëdashës por edhe melhemin paksa të veçantë të asaj treve që u përshtatet vetëm lebërve dhe Labërisë, i cili ka magjinë për t’i bashkuar njerëzit e pastaj vetëm me një komandë janë të aftë të të japin në pëllëmbë të dorës atë që duhet. Lumturia njerëzore nuk qëndron kurrë në të njënjtin vend. Këtë fat do ta kishte edhe Selfo Allko.
Momenti kur i dorëzohet titulli “Nderi i Shoqatës Labëria”, “Nderi i Kombit”
Për rreth dy vjet ai u përzgjodh për të punuar në pozicion të rëndësishëm pranë Dreëjtorisë të Përgjithëshme të Hekurudhave në Elbasan. Profesioni i mekanikut dhe i ekonomistit nuk se do ta fuste në punë të drejtëpërdrejtë, por udhësimet, ndërhyrjet dhe porositë nga pozicioni i një njeriu që i njeh arsyet e pataj rrugët për të nxjerrë nga agonia atë që diku ka ngecur, shpesh janë shumë të suksesëshme. E sidomos kur kjo punë bëhet me zëmër. Selfo Allka e kish në natyrën e tij, të metodës së punës prej vitesh e vitesh, por edhe të përvojës shumëvjeçare se nëse nuk bëhej vet pjesë e zgjidhjes, do të bëhj edhe vet pjesë e dështimit. Lëvizja është burim suksesi edhe për faktin se mendja gjen terren dhe njerëz që të diktojnë të mendosh për suksesin. Në këtë gjë Selfo Allka mbeti gjatë gjithë jetës i priviligjuar. Mbeti i privilegjuar sepse nga viti 1980 dhe deri sa doli në pension, në vitin 1993, i erdhi zogu në dorë, që do të thoshte që të rikthehej atje ku zemra ndjehej më mirë, në qytretin e Fierit. Aty, pra në Fier, për shkak edhe të njohjes së problemeve dhe të përvojës së fituar në vite, e përdorën si “kiu fiu” për të mbuluar e zgjidhur çështje në Institucione e Ndërmarrje ku punët nuk ecnin mirë. Këmbën e parë e hodhi në Ndërmarrjen e Tregëtisë, më pas në në Çimentimin e puseve të naftës e pastaj, deri sa do të dilte në pension, në Ndërmarrjen Sizmike si Kryemekanik në Ekspeditën Gjeologjike në Fier.. Lexuesi i këtyre rradhëve mundet të mos I kuptojë emërtimet e disa institucioneve për faktin e vetëm se “Demokracia” u vuri kazmën duke ua hequr edhe gurin e fundit jo pak intitucioneve shkencorë, emërat e të cilëve tashmë kanë mbetur në arkiva, edhe në ato nëse nuk janë zhdukur e djegur. Selfo Allka jetoi dhe jeton për të bërë më të mirën, më të bukurën e mundëshme në shërbim të njerëzve. Dhe të mos dorëzohesh në veprimtarinë njerëzore do të thotë të jetosh dy jetë. Ai në këto vite ka mbetur vazhdimisht aktiv, kontribues pa shpërblim në të mirë të shoqërisë, në të mirë të atyre komuniteteve që punoi një jetë të tërë, Labërisë dhe Myzeqësë. Në këto treva nëse zë në gojë emrin e Selfo Allkajt, ke qëlluar në emrin më të respektuar, por edhe më të vlerësuar për kontributin si intelektual dhe veprimtar shoqëror. Në detyrat që ka mbuluar Selfoja ka dalë në krye të listave, të atyre që dinë çtë bëjnë dhe për kë e bëjnë. Për dy mandate 2005-2009, ka drejtuar Degën e Shoqatës “Labëria”, ndër më të mëdhtë siç është ajo e qytetit të Fierit. Knë qënë këta vitë kur Selfo Allka mbulonte edhe detyrën e N/kryetarit e më pas të Sekretarit të OVP të LANÇ “Nderi i Kombit” të Bashkisë së Fierit. Paralelisht me këto detyra, paksa delikate nëse merr përsipër që të kryhen me dashuri e seriozitet, ai mbeti dhe mbetet po kaq aktiv edhe në degën e OKDA të Fierit. Thuhet se në këtë Botë të mirët dhe bujarët nuk marrin shpërblimin që u takon. Për Selfo Allkon ka ndodhur disi ndryshe. Ndoshta për edhe ata contribute që i ka dhënë e po i jep komunitetit ku jeton. Ai është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës Qëndër së Tepelenës; Çertifikatë mirënjohje nga Bashkia e Fierit, por për vlerësimet që Selfo Allko e bëjnë të ndjehet Lab, është Çertifikata “Mirënjohja e Labërisë, dhënë nga forumi drejtues I kësaj Shoqate me qëndër në Tiranë. Tashmë Selfo Allko gjen kohë të merret e të kontribojë në OKDA, Dega e Fierit, e cila për çka i ka dhënë kësaj Dege në vite, mban titullin e lartë “Nderi i Organizatës së Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut”, dhënë nga Kryesia e kësaj Organizate. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia e vlerësimit aim ban edhe titullin “Krenaria e Myzeqesë”, akorduar nga Shoqata “Myszeqeja”. Nuk do të ishte i plotë portreti i këtij burri që e kaloi jetën e tij 85 vjeçarë mes dy krahinave më me emër të vëndit, siç është Labëria dhe Myzeqëja, nëse nuk do të sillnim informacionin se Selfo Allko është edhe një shkrimtar prodiktiv. Dhe sekreti i të qënit shkrimtar nuk qëndron te ndonjë frymëzim me origjinë të panjohur, por te këmbëngulja dhe durimi i tij për të lënë diçka me vlerë për brezat, sidomos për Labërinë. Ai ka lënë për lexuesit plot 9 libra me tematikë kryesisht patriotike, por edhe historike siç është “Albumi i LANÇ të qytetit të Fierit” apo edhe monografi dëshmorësh ku më i spikaturi është ai i Liri Geros “Heroinë e Popullit”/ Selfo Allka mbetet të jetë sot, nesër por edhe për vitet që vijnë një zotëri, njeriu që përfaqëson ndershmërinë dhe nga ata shqiptarë që nuk e kërkoi lavdinë edhe pse këtë të fundit, janë të tjerë ata që dinë marifetet se si ta rrëmbejnë.




















