Deputeti i PD, Besart Xhaferri ka paralelizuar mënyrën e demokracisë në Shqipëri dhe Kosovë, duke nxjerrë në pah paradoksin sipas tij ku shprehet se tempulli i Parlamentit në Kosovë i përket sovranit dhe deputetëve, ndërkohë që në Shqipëri i gardës që sillet si mercenare e pushtetit.
Reagimi : E kupton sa më shumë demokraci ka në Kosovë se në Shqipëri kur shikon se tempulli i parlamentit i përket sovranit dhe deputetëve, dhe jo gardës si tek ne që sillet si mercenare e pushtetit!
Paçka problemeve të thella kushtetuese, vëllezërit tanë në veri e dinë shumë më mirë çfarë është demokracia dhe e ruajnë atë çdo ditë, në çdo formë!




















