Ja këtu më gjeni mua,
poshtë një arre shekullore,
tek çezma,tej tek një krua,
tek shtëpia engjëllore.
Aty pranë një korije,
që më freskon kraharorin,
diellin e kthen në hije
dhe puth embël meteorin.
Pranë një are plot blerime,
poshtë një ledhi,tek një mollë,
bilbilin pranoj për zgjime,
zëri i tij le të më lodhë.
Pranë një dardhe bukuroshe,
që petalet çel në stinë,
aty tek çepi në qoshe,
kur shkruaj për dashurinë.
Pranë një miku,pranë një shoku,
duke pirë një kupë raki,
duke kënduar së toku,
për vendin gjithë madhështi.
Më gjeni o shokë më gjeni,
në Jug-Lindje jam çdo ditë,
ku si lule ndrin dhe gjembi,
ku më puthin perënditë.
Ja aty tek kjo shtëpi,
strehuar me dallëndyshe,
do më shihni djalë të ri,
do shihni një Riza ndryshe.
Një Riza të lumturuar,
hipur si zogu mbi pemë,
që çdo gjë ka zbukuruar,
si vargjet rruazë në penë.
Ja aty rreth një oborri,
duke pjekur bukë në furrë,
ky është Riza pastërtori,
Rizai një tjetër burrë.
Pranë një sofre kolonjare,
ku zakonet kthehen ligje,
pranë një shqerre,një manare,
që kullot brigje më brigje.
Ja këtu tek kjo shtëpi,
e vogël shtëpiza ime,
ku sa ujë pi dhe raki,
dhe bëj gjumë me ëndërrime.
I harruar mes një pylli,
dehur nga freski e tij,
si gardian në burg më mbylli,
malli për ty dashuri.
Mbi dy stinë kalojmë bashkë,
eh sa pak më duken pak,
festojmë Bajram dhe Pashkë ,
kur rri vetëm kam merak.
Kur vonohem me arsye,
gjumi vjen e fle me ty,
të dy syçkat si dy yje,
ndrijnë për ty madhështi.
Sa të kem këmbë dhe dorë,
do rrimë bashkë si miq të mirë,
si në vapë e në dëborë,
vij tek ty me shumë dëshirë.
Ja këtu më gjeni mua,
nga do shkoj e nga do vete,
krah për krah me timen grua,
si një qiparis!



















