Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të kryhet nesër, në orën 10:00, përpara Presidentit të Republikës.
Ceremonia do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Kujtojmë se ndryshimet e fundit në qeveri erdhën pasi kryeministri Edi Rama miratoi një valë shkarkimesh dhe emërimesh, ku mes të shkarkuarve nga detyra ishin Belinda Balluku dhe Pirro Vengu.
Prej më shumë se dy muajsh Balluku është zyrtarisht e pandehur nga SPAK, i cili kërkon edhe arrestimin e saj.






















