Ndalohet drejtori i shkollës, ngacmoi seksualisht 2 nxënëse në zyrë

Një drejtor shkolle në Berat është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht në zyrë dy nxënëse.

Policia sqaron se drejtori i shkollës së mesme është Yzedin Hajdaraj 59 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.
Sigal