Partizani është pranë firmës me Amos Nondin, 26-vjeçari rezulton pikërisht profili që po kërkohet më tepër te të kuqtë. Ai i numrit 6, një lojtar që mund të aktivizohet para mbrojtjes, por edhe është pjesë e Kombëtares së Kenias. Te Partizani mund të quhet edhe lëvizja e shumëpritur transferimi i Rouen Hjumen, mesfushori nga Afrika e Jugut. Nondi do të vendoset menjëherë nën urdhrat e Mladen Milinkoviç, për të vazhduar me punën për kampionatin. Për herë të fundit ai luajti me Ararat-Armenian, por më parë është aktivizuar me Dila Gorin dhe Kolkhetin në Gjeorgji. Karrierën ndërkohë e ka nisur me Gor Mahia Nairobi në vendin e tij. Mesfusha e Partizani do të kishte dy futbollistë që përfaqësojnë kombëtaret e tyre në Afrikë, respektivisht Kenian dhe Afrikën e Jugut. Nondi si numër 6 dhe Hjumen si numër 10 shtojnë cilësinë në këtë repart. Por jo vetëm kaq, pasi Partizani po tenton edhe emra të tjerë që pritet të zbulohen në vijim. Fokus të madh ka reparti i sulmit.



















