Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në fshatin Kagjinas, pas dyshimeve se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, 17 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar dhe është denoncuar menjëherë nga familjarët e të miturës.
Ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza për “Ngacmim seksual ndaj të miturës”, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.





















