Presidenti Maduro do të rishkruajë Kushtetutën, opozita: Grusht shteti!

440
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, njoftoi se do të thërrasë një “Asamble Kushtetuese të Popullit”, për të reformuar strukturën ligjore të shtetit, me qëllim siç tha ai, për “të sjellë paqe në vendin tonë”.

Një lëvizje e tillë është denoncuar si një grusht shteti nga ana e opozitës. Julio Borges, President i Parlamentit nga rradhët e opozitës, tha se kjo iniciativë është “një mashtrim kushtetues, i shpikur vetëm për të shpëtuar nga zgjedhjet.”

Maduro njoftoi vendimin e tij para një turme mbështetësish të mbledhur në qendër të Caracas me rastin e Festës së 1 majit.

“Do të mbledh Asamblenë Kushtetuese për të hartuar një Kushtetutë të re që do të zëvendësojë atë të vitit 1999. Dua një Kuvend “popullor, qytetar, punëtor,” një “Kushtetutë nga Kuvendi i popullit” dhe jo “partitë politike”. 500 anëtarët e saj do të zgjidhen nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë. Pensionistët, minoritetet dhe personat me aftësi të kufizuar do të kenë përfaqësuesit e tyre. Pjesa tjetër e Asamblesë Kushtetuese “do të zgjidhet në një sistem rajonal me përfaqësi komunale e lokale”.

Në të njëjtën kohë, në vende të tjera të qytetit, opozita marshoi për të kërkuar zgjedhje të reja. Protesta përfundoi me përleshje të reja mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Sigal