Zgjedhjet historike demokratike të 22 marsit 1992

22 marsi etiketohet shpesh si një referendum popullor për ndryshimin e sistemi politik

Për herë të parë pas shembjes së regjimit komunist një parti tjetër (Partia Demokratike) fiton zgjedhjet elektorale në Shqipëri.

Sigal

Partia Demokratike mori saktësisht 1.046.193 vota, ose 57 për qind, e përkthyer në 92 mandate deputetësh

ZGJEDHJET parlamen tare shqiptare kanë his tori më vete. Një histori si askush në Evropë. Që prej 28 Nëntorit të 1944, kur qeveria e Enver Hoxhës hyri në Tiranë, Shqipëria nuk kishte njohur asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Komuniste, që më pas u transformua në Partinë e Punës. Deri në vitin 1992, Shqipëria ishte udhëhequr vetëm nga një forcë politike, për arsye se ishte vetëm një forcë politike që pre zantohej. Në zgjedhjet e 31 Mar sit të 1991 partitë opozitare i humbën zgjedhjet dhe më 22 Mars 1992 Shqipëria bëri për herë të parë divorcin nga një qeverisje unikale që vijonte prej 48 vitesh.

SITUATA 1991-91

Nga periudha e viteve 1990- 1991 e deri në 22 mars 1992, u zhvilluan ngjarje në mënyrë që të arrihej deri te vota e lirë, te ardhja e pluralizmit në Shqipëri. Ngjarjet që e futën Shqipërinë, deri në provën e zgjedhjeve të para pluraliste u karakterizuan me braktisjen e sistemit monist edhe prej vet PPSH dhe këtë skemë e organizoi Ramiz Alia pas kthimit nga vizita në SHBA. Partia dhe pushteti komunist e diktatorial i drejtuar 5 vitet e fundit prej Ramiz Alisë, nuk ish te më në gjendje të bënte ndry shime. Zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, që shënuan fitoren e thellë të Partisë Demokratike dhe ngjitjen e saj
të parë në pushtet, cilësohen deri më sot të vetmet zgjedhje të pakontestuara nga humbësi. PD dhe lideri i saj historik, Sali Berisha, i referohej atyre, sa herë që synonte të frymëzonte mbështetësit e së djathtës në prag të proceseve zgjedhore. Megjithatë më shumë sesa një betejë normale politike mes së majtës dhe të djathtës, ato zgjedhje u cilësuan mbi të gjitha si një përplasje përfundimtare mes dy epokave. Në këtë këndvështrim, 22 marsi etiketohet shpesh si një referendum popullor për ndryshimin e sistemit politik, pra një votë masive kundër sistemit të kaluar dhe PPSH (PS) si forca politike për faqësuese e saj. Ndryshe nga 1991, votës së qyteteve të mëdha iu bashkua shumica e zonave të tjera periferike, dhe për herë të parë e të vetme në këto 31 vjet, një parti politike fitoi një mandat qeverisës me më shumë se 1 milionë vota. Bashkë me aleatët që iu bashkuan qeverisjes, mbështetja elektorale i kalonte 1.2 milionë vota. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ së në atë kohë, Partia Demokra tike mori saktësisht 1.046.193 vota, ose 57 për qind, e përkthyer në 92 mandate deputetësh. Nga ana tjetër rivalja kryesore, Partia Socialiste edhe pse ishte organizatorja dhe kishte në dorë të gjithë instrument et e pushtetit, veçanërisht policinë dhe strukturat aktive të ish-Sigurimit të Shtetit, që ushtruan presion mbi votuesit, mori më pak se gjysmën e votave të PD-së; 433.602, ose 23.7 përqind të votave, në total të përkthyera në 38 deputetë. Pas zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u zgjodh President i Republikës, Aleksandër Meksi u bë kryeministër, ndërsa i ashtuquajturi “Mandela i Shqipërisë” për shkak të përndjekjes së gjatë nën regjimin komunist, Pjetër Arbnori, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. E habitur nga dalja në opozitë pas 47 vitesh, PS si trashëgimtarja e PPSH, e pranoi disfatën dhe përmes organit të saj zyrtar “Zëri i Popullit” e uroi PD për fitoren:”Populli verdiktin e dha, PD përballë provës historike për të përmbushur ato shpresa dhe ato premtime, që i dhanë fitoren e bujshme. Do të qëndrojmë në opozitë dhe do të luftojmë për një përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Popullor”,– deklaronte kryesia e PS nëpërmjet faqeve të gazetës. Rotacioni paqësor nuk u respektua, pavarësisht disa ankesave nga PS, për presione dhe manipulime nga ana e PD në disa zona zgjedhore. Por shqiptarët ishin të traumatizuar nga kriza e rëndë ekonomiko-sociale nga ku kishin dalë, dhe kishin pak durim për reformat e dhimbshme që kërkonte tranzicioni drejt ekonomisë së tregut. Liberalizimi i çmimit të disa produkteve ushqimore, ngriti në stratosferë çmimet brenda disa javësh, përfshirë dhe atë të bukës, dhe kjo u reflektua vetëm 4 muaj më vonë, kur PD humbi thellë në zgjedhjet lokale të 26 korrikut. I habitur nga ajo humbje, Sali Berisha, fajësoi për të kundërshtarët e tij, të cilët akuzoheshin se nuk ishin angazhuar në fushatë. Këta të fundit, që prej bashkëqeverisjes së përkohshme të PD me PS në vitin 1991, kishin pasur mendime të ndryshme me atë të kryedemokratit. Madje në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, ata kishin kërkuar zyrtarisht legalizimin e fraksioneve në PD… PD doli në opozitë pas zgjedhjeve të vitit 2013, ku pësoi disfatën e rëndë të “1 milionë shuplakave”. Pra PD humbi me “një milionë shuplaka” si PS në 1992. Pa një analizë reale të shkaqeve të humbjes, Lulzim Basha u zgjodh pasues i Berishës në krye të PD, pas një gare të kontestuar brenda partiake, përballë të ndjerit Sokol Olldashi. Ironikisht në 4 vite opozitë, PD u izolua gradualisht nga ndërkombëtarët, pas kërcënimeve se do të bojkotonte zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës. Garancitë e një qeverie të përkohshme të përbashkët PD-PS, nuk mjaftuan që demokratët të rivinin në pushtet. Ata akuzuan PS për blerjen masive të votave me paratë e drogës, por pa ofruar prova konkrete. Indicjet që shtojnë dyshimet për blerjen e votave, u bënë publike 2 vite më pas nga “Zëri i Amerikës”, një radio televizion i themeluar dhe financuar nga qeveria amerikane. PD dhe LSI, vendosën që të ashpërsojnë qëndrimin e tyre përmes protestave, që nisën të bëhen të dhunshme. Por ndërkombëtarët, OSBE, BE dhe SHBA, theksuan se pavarësisht dyshimeve të bëra publike, njohin ende zgjedhjet e 2017-ës dhe legjitimitetin e qeverisë aktuale. Në këto kushte, Basha dhe Kryemadhi, vënë në zbatim idenë e hedhur prej kohësh nga ish kryeministri Sali Berisha për djegien e mandateve, dhe përmbysjen e qeverisë përmes protestave të vazhdueshme, që nuk përjashtojnë skenarin e përplasjes apo mosbindjes civile.