I bashkon halli!
Oligopoli PS-PD kontrollon tregun zgjedhor e bashkё me tё shpresёn e besimin tek ndryshimi e demokracia. Me ligje qё kanё miratuar po vetё, PS e PD kanё nё dorё proҫesin, numёrimin e votave, marrin shumicёn e fondeve pёr transport, salla e takime, reklama, ndezin “motorёt” njё vit mё herёt me paratё tona, kontrollojnё median, mizёrinё e administratave e patronazhistёve etj dhe kjo prish e paragjykon garёn e fushatёn zgjedhore qysh nё nisje.

Ndonëse nuk ka ligj zgjedhor tё pёrsosur (pavarёsisht se koha tregoi se mё i arriri mbetet MAZHORITARI me DY RAUNDE), pritshmёria ёshtё pёrmirёsimi nё kohё i tij. Mjerisht, ligji i sapo arnuar zgjedhor, ёshtё njё tjetёr prapakthehu demokratik. Njё sajesё “frankeshtajne” e 106 votave “kushtetuese” tё “kukullave” nё Kuvёnd qё e shpie antikushtetueshmёrinё nё skaj teksa komplekson e ngacmon votёn e lirё e cёnon tё drejtёn kushtetuese tё pёrfaqёsimit dhe tё garёs sё barabartё mes subjekteve nё fushatё.
Kalimi i kёtij ligji tregoi se vёndi ka nevojё alarmante pёr opozitё. Oligopoli PS-PD kontrollon tregun zgjedhor e bashkё me tё shpresёn e besimin tek ndryshimi e demokracia. Me arnimet zgjedhore Rama tregoi se ёshtё nё panik e po tutet, njёlloj si Berisha e Meta, nga SPAK e Amerika dhe tashmё u nevojitet njё ligj zgjedhor qё u garanton imunitet pa kthim politik pёr sot e mot, sikurse edhe mundёsia pёr tё llapur nё emёr tё Sovranit ndaj drejtёsisё e vetё Amerikёs (sikurse po bёjnё edhe prova gjenerale me ish-ministren socialiste dhe kulisat e investimit strategjik).
“Penxherja” nuk i nxё tё tёrё!
E megjithatё, sado diskriminues ligji zgjedhor, sado paradoksal raporti listё e hapur/mbyllur, sado pёrdёllime kuote pёr gratё (kuota pёr to nё vetvete ёshtё diskriminim teksa paragjykon aftёsitё e grave pёr t’ia dalё mbanё vetё) etj, prapё ёshtё njёlloj pёr tё gjitha subjektet nё garё dhe ajo qё bёn dallimin mbetet fushata zgjedhore.
Ndonëse ligj diskriminues, sёrish kutitё e votimit nuk i mbush me vota as Rama e as Berisha dora vetё. Ёshtё qytetari e vetёm ai qё e mbush kutinё e ka nё dorё tё fundosё politikёn e zullumit nё “gropёn” e hapur pёr tё tjerё. Boll njёherё nё jetё tё shpёrfillё merakun se duke votuar pёr atё qё do, rrezikon qё Rama, Berisha apo Meta e tё tjerё “senatorё” tё kacaviren nga “penxherja” nё Kuvёnd.
Hyjnё apo jo nga penxherja kёtё koha do e tregojё, por nga rrethi vicioz i tranzicionit dilet vetёm duke votuar ndryshe si deri mё sot. Qytetari mundet dhe duhet tё votojё pёr kёdo, pёrveҫse treshes PS-PD-PL.
Sado tё paarrirё, tё paprovuar apo tё “vakёt” qofshin partitё e reja, ia vlen kur mendon se ҫfarё do tё lёmё pas! PS e PD e bёnё ligjin zgjedhor me pandehmёn se do ia dalin, sepse votuesi i ndjek pas si “manar”, por nёse votohet e reja, PS e PD do tё mallkojnё ditёn qё e miratuan atё!
Sikurse me qeverisjet e PD, edhe sot abuzimi ёshtё sistematik e masiv dhe qoftё edhe “padija” e Ramёs nuk ёshtё argument pёr shfajёsim. Syleshёria ndaj abuzimit mjafton si arsye pёr dorёheqje sepse qytetarit nuk i hyn nё punё “bariu” i paaftё qё lё “ujkun” tё livadhisё! Misioni e barra tanimё ёshtё tek partitё e reja e qytetaria dinjitoze qё, sado tё vegjёl, tё bashkuar janё tё mёdhenj pёrballё PS e PD. 2025 duhet tё jetё viti i FRONTIT QYTETAR pa dallim ideologjik
“Faulli” nё nisje!
Po aq sa formula paradoksale e llogaritjes sё vёndeve nё Kuvёnd (por qё mund tё rezultojё po njёlloj favorizuese edhe pёr partitё e reja nёse vota shkon pёr to) po aq cёnon barazinё e zgjedhjeve dhe votёn e lirё edhe “protokolli” zgjedhor – si ndahen paratё, koha nё media, numёrimi i votave etj. Po aq sa faktori “penxhere” peshon edhe starti i pabarabartё qё nё nisje tё fushatёs zgjedhore ku vija e nisjes sё fushatёs ёshtё “zigzag” dhe PD e PS janё njё hap para tё tjerёve qё nё start.
Me ligje qё kanё miratuar po vetё, PS e PD kanё nё dorё proҫesin, numёrimin e votave, marrin shumicёn e fondeve pёr transport, salla e takime, reklama, ndezin “motorёt” njё vit mё herёt me paratё tona, kontrollojnё median, mizёrinё e administratave e patronazhistёve etj dhe kjo prish e paragjykon garёn e fushatёn zgjedhore qysh nё nisje. Njёlloj si nё njё sezon tё ri futbollistik ku kampioni e nis me pikё plus qё javёn e parё apo atleti kampion e fillon garёn njё xhiro para!
Ky start favorizues ndaj PD e PS ёshtё antikushtetues dhe sikurse dhe cёnimi i sё drejtёs sё pёrfaqёsimit, duhet denoncuar nё Gjykatё Kushtetuese, sepse cёnon barazinё e subjekteve nё garё. Ndryshe, gara e 2025 nuk do tё jetё e barabartё dhe kjo nё kurriz tё partive e individёve qё ofrojnё ndryshim.
E ndonëse murit me kokё nuk i bihet, ёshtё jetike t’i hiqen sa mё shumё “tulla” atij. Sikur edhe njё aty-kёtu, sepse me kohё pastaj bie vetё! Boll tё futet nё Kuvёnd zёri ndryshe, sado pak nё numra, sepse krijohet preҫedenti i votёs pёr ndryshim e koha punon pёr tё.
Duku pёr ndryshim!
Qё tё votojё ndryshe qytetarit i duhet njё “derё” ku tё trokasё dhe kjo e bёn detyrim historik bashkimin e zёrit ndryshe nё politikё, qё pavarёsisht bindjeve majtas, apo djathtas, boll tё jenё kundёr dyshes Rama-Berisha, janё nё njё “varkё”!
Sikurse me qeverisjet e PD, edhe sot abuzimi ёshtё sistematik e masiv dhe qoftё edhe “padija” e Ramёs nuk ёshtё argument pёr shfajёsim. Syleshёria ndaj abuzimit mjafton si arsye pёr dorёheqje, sepse qytetarit nuk i hyn nё punё “bariu” i paaftё qё lё “ujkun” tё livadhisё!
Njё votё kundёr dyshes Rama-Berisha nuk vete dёm, sepse mё keq nuk ka. Forcat e ndryshimit duhet tё ulen e bёhen bashkё nё njё tavolinё tё “rrumbullakёt” ku nuk dikton kush dhe i bashkon nevoja pёr parime e rregulla demokratike tё shtetit ligjor nga respektimi i pronёs, tё drejtave tё njeriut, hartimi i njё ligji zgjedhor, qё respekton votёn e garёn e lirё dhe tё drejtёn pёr referendum etj.
Misioni e barra tanimё ёshtё tek partitё e reja e qytetaria dinjitoze qё, sado tё vegjёl, tё bashkuar janё tё mёdhenj pёrballё PS e PD. 2025 duhet tё jetё viti i FRONTIT QYTETAR pa dallim ideologjik, sepse pёrpara se tё na nevojitet njё qeveri e majtё apo e djathtё, na nevojitet njё qeveri qё ngjiz demokraci. Tё gjithё bashkё, parti tё reja, deputetёve tё lirё si Alibeaj, Aҫka, Sula, Shehi me shokё, brёnda apo jashtё PS e PD etj, qё kanё tё shёnjtё e tё pёrbashkёt demokracinё.
PS e PD mund tё sfidohen edhe me rregullat qё bёjnё vetё. Boll votuesi tё mbledhё mёndjen dhe opozita e ndryshimit tё bёhet njё. Nё lojё nuk ёshtё pushteti, por sistemi dhe kur vota kёrkohet e hidhet si duhet, ndryshimin nuk ka arnim zgjedhor qё e frenon.
























