Intervistë me Edmond Gezdarin: Financat dhe infrastruktura, faktori plus i Superiores

662
Sigal

 

 

INTERVISTA/ Për
futbollin shqiptar të elitës dhe për javën e 16-të, flet për “Telegraf”
specialisti i futbollit Edmond Gezdari

 

 

Nga
Agron KAJA

 

Si po e ndjek
Edmond Gezdari ritmikën e futbollit superior shqiptar?

Sigurisht
me interes e ndjek, jo vetëm si specialisti futbolli dhe si në këndvështrimin
teknik, por edhe si opinionit në TV Ora News. Të gjitha këto më ndihmojnë që të
jem më afër të këtyre ndeshjeve vizualisht dhe profesionalisht.

Në 15 javët e
luajtura, cili është këndvështrimi juaj në përgjithësi?


përgjithësi, ka rivalitet tek të gjitha skuadrat, kjo është më kryesore. Nga
ana tjetër, duke i parë skuadrat në renditjen aktuale, duket se Kukësi e
Partizani janë duke e bërë mirë detyrën, Tirana po tregon luhatje për kreun.
Edhe te skuadrat e tjera, klasifikimi më duket i drejtë.

Mund të kenë
ndikuar financat në këtë gjendje që kanë skuadrat sot në renditjen aktuale?

Unë
konstatoj se, duhet të jetë hera e parë që të gjitha skuadrat e Superiores nuk
po shfaqin probleme financiare, pa harruar Flamurtarin që kohët e fundit ka bërë
zgjidhjen. Natyrisht që financat janë bazë për vazhdimësinë e mirë, dhe për deri
sa gara vazhdon, ajo është në nivele normale.

Nëse i referohemi
infrastrukturës sportive, si ka ndikuar ajo në këtë sezon të Kategorisë
Superiore?


infrastrukturë ka përmirësime të dukshme, dhe nëse e shohim këtë element bazë të
garës siç është realisht, ka nevojë për përmirësime. Gjithsesi, fakti që kemi stadiume
të mira, nuk përjashton mangësinë që ka skuadra pa stadiume. Për Partizanin e
Korabin që nuk kanë stadiumet e tyre, është një risk i madh, si për financat,
ashtu edhe për pasojat negative që të jep luajtja vetëm në transfertë.

Por arbitrat, sa
kanë ndikim kanë pasur me gjykimet e tyre, ku në 15 javë janë luajtur 75
ndeshje?

Është
evident fakti se te arbitrat këto dy-tri vitet e fundit është punuar mirë në
përzgjedhjen e tyre, njëherësh edhe në nivelin teknik që ata kanë. Kur gabojnë
pak, kemi ndeshje të gjykuara mirë prej tyre, kur gabojnë shumë, kemi raste
flagrante ku nuk janë dhënë penallti. Gabimet prej tyre bëhen kur ata duan vetë.

Në 10 skuadrat e
Superiores, kryesisht në dhjetë javët e para janë larguar disa trajnerë, sa
vlejnë këto lëvizje në cilësinë e garës?

Opinioni
im është se, Presidentët duhet ti mbrojnë lekët e tyre në shërbim të futbollit
duke marrë trajnerë të mirë. Nëse ata shkojnë me opinione në përzgjedhjen e
tyre, pa u menduar mirë se çfarë bagazhi real kanë ata për ta bërë mirë punën e
trajnerit, vijnë këto lëvizjet që nuk vlejnë. Por është edhe fat puna e
trajnerit, kur ai nuk të ec, atëherë ka largime.

Po drejtuesit e
klubeve dhe në veçanti Presidentët, sa dhe si ndikojnë në menaxhimin e
skuadrave?

Si
Presidentet, ashtu edhe drejtuesit e klubeve duan gjithmonë fitoren nga skuadra
e tyre, dhe kjo është normale. Por, ka reagime të ndryshme prej tyre, sepse ka
nga ata që i rinë skuadrës e trajnerit mbi krye duke mos e lënë të punojë e
funksionojë mirë, ka edhe nga ata që janë korrektë si me skuadrën ashtu edhe me
trajnerët dhe ndikimi i tyre është më shumë pozitiv.

Me gjithë këtë
panoramë, mendoni se do të ketë ndryshime në renditje pas ndeshjeve të javës së
16-të?

Unë
them se jo, sepse duke i parë të gjithë çiftet, duken të favorizuara skuadrat në
vendet e kreut. Interesant dhe e vështirë do të jetë sfida Skënderbeu-Tirana,
ku gjendja jo fort e mirë e korçarëve u jep shanse bardhebluve për të marrë pikët,
pse jo edhe të plota. Edhe takimi Flamurtari-Partizani ka thuajse të njëjtë shkallë
vështirësie, por Partizani ka më shumë kualitete e nivel, dhe unë e mendoj si
fitues. Për ndeshjet e tjera mendoj se prioritet do të kenë skuadrat vendase.

Në javët e
kaluara, në disa ndeshje tifozeritë kanë shfaqur elementë të dhunës, si ndikojnë
këto te skuadrat në veçanti, por edhe për futbollin në tërësi?


tifozët janë element i rëndësishme për çdo skuadër, kjo nuk mohohet, por kur
ata veprojnë sikundër ju i referoheni javëve të shkuara, kjo nuk është normale
për një futboll që kërkon emocion e ngjitje nga performanca e tifozëve. Mirë do
të ishte që klubet të punojnë më shumë në organizimin e bashkëpunimin me
shoqata e tyre, gjithmonë në të mirën e futbollit.

Në përcaktimin e
datave të ndeshjeve, nga FSHF-ja është bërë një ngjeshje e tyre, ku në nëntë
ditë luhen tre javë, në 27 ditë tetë javë. Sa do të ndikojë kjo në cilësinë e
ndeshjeve?

Për
ngarkesën fizike, unë mendoj se nuk është problem, por duke menduar të tjerë
faktorë, them se nuk do të ndikojnë për mirë. Sepse skuadrat kanë edhe dëmtime
apo pezullime lojtarësh, pse jo edhe probleme të tjera që e limitojnë numrin e
futbollistëve që do të luajnë. Po të kemi parasysh edhe jetën e çdo futbollisti
jashtë fushe në këtë hapësirë kohore, gjërat vështirësohen për ti përballuar
ato me ritëm e intensitet normal. Një hapësirë kohore 6-7 ditore do të ishte më
normale.

Më 22 dhjetor
mbyllet faza e dytë, si e mendoni renditjen dimërore pas këtyre ndeshjeve?

Duke
parë kalendarin deri në javën e 18-të, mendoj se Kukësi e Partizani do të jenë
në këto vende ku janë aktualisht, ndërsa duke qenë se Skënderbeu ndeshet me
këto dy skuadra, mendoj se korçarët mund të jenë edhe në vendin e tretë. Për
skuadrat e fundit të renditjes, Teutën, Laçin e Korabin nuk besoj se do të ketë
lëvizje për më sipër në renditje.

 

 

Somario


infrastrukturë ka përmirësime të dukshme, por nëse e shohim këtë element bazë
të garës siç është realisht, ka nevojë për përmirësime. Gjithsesi, fakti që
kemi stadiume të mira, nuk përjashton mangësinë që kemi skuadra pa stadiume.
Për Partizanin e Korabin që nuk kanë stadiumet e tyre, është një risk i madh,
si për financat, ashtu edhe për pasojat negative që të jep luajtja vetëm në
transfertë

 

 

Edmond Gezdari

Datëlindja:
29 shtator 1955/ Vendlindja: Tiranë

Arsimi:
ILKF “Vojo Kushi”

Lidhjet
me futbollin elitar: Në vitin 1972 me 17 Nëntorin

Roli
në fushën e lojës: Qendërmbrojtës dhe qendërsulmues

Skuadrat
ku është aktivizuar: Me 17 Nëntorin 1972-1976; me Shkëndijën 1976-1979; me
Partizanin 1979-1983

Trofe
të fituara: Me 17 Nëntorin, Kampion 1981-1982 dhe Kupën e Shqipërisë1982-1983

Si
trajner: Me Kombëtaren U19 dhe U21; me Skënderbeun; Besën; Partizanin,
Lushnjën; Elbasanin

Titull
personal: Mjeshtër Sporti

Kualifikime:
Trajner në Koverçiano me Licencë A të UEFA-s në vitin 1995; gjashtë kurse
kualifikimi të UEFA-s

 

 

KOMUNIKATË
E POLICISË, KORÇË

Njoftim
për shtyp

Nesër
(sot) në datën 14.12.2016, ora 17:00 në Stadiumin “Skënderbeu” të qytetit të
Korçës, zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të Skënderbeut dhe
Tiranës, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë marrë masat për garantimin
e zhvillimit normal të kësaj ndeshjeje, dhe në këtë kuadër, veç shërbimeve
policore që janë të pranishme në gjithë ambientet e stadiumit, me qëllim
parandalimin e çdo incidenti, dëmtimin e pronës së shtetasve dhe sigurimin e
rregullit e lëvizjes së tifozëve, nga ana e strukturave të policisë është
vendosur :

#Ndalimi
i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve nga ora 12:00 e deri në përfundim të
ndeshjes, në rrugën “Niko Kovaçi” dhe unazën përreth Stadiumit.

#Po
ashtu, nuk do të lejohen tregtarët ambulantë në këtë unazë dhe në lulishtet
përpara dhe pas Stadiumit.

#Do
të ndalohet përdorimi i  pijeve
alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarrëve, materialeve të tjera
piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe
objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e Stadiumit.

#Nuk
do të lejohet hyrja në Stadium e fëmijëve nën moshën 14-vjeç, edhe nëse janë të
shoqëruar dhe pajisur me biletë.

#Qytetarët
që janë pajisur me biletë, të marrin masa për paraqitjen në ambjentet e stadiumit
përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të
kontrollit, pasi  në orën 17:00 do të
ndalohet hyrja e mëtejshme në stadium.

#Drejtoria
Vendore e Policisë Korçë i kërkon qytetarëve/tifozëve, një sjellje korrekte, të
kulturuar,  si edhe shmangien e veprimeve
të cilat do të cënonin rendin publik.

Duke
ju falenderuar për mirëkuptimin!

 

 

 

Ndeshjet/ Java e
16-të

Nesër, 14
dhjetor 2016

Laçi-Vllaznia
       14:00

Korabi-Kukësi
     14:00

Luftëtari-Teuta
    14:00

Flamurtar-Partizan        17:00

Skënderbe-Tirana 17:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Kukësi               15      31

2.Skënderbeu       15      29

3.Partizani            15      28

4.Tirana               15      23

5.Vllaznia             15      19

6.Luftëtari            15      18

7.Flamurtari                   15      13

8.Teuta                 15      12

9.Laçi                             15      11

10.Korabi             15      7

 

 

NDESHJET/
JAVA e 17-të

Të dielën, 18 dhjetor
2016

Kukës-Skënderbeu         14:00

Flamurtari-Laçi
   14:00

Tirana-Luftëtari
   17:00

Partizani-Korabi
  17:00

Teuta-Vllaznia
     17:00

 

NDESHJET/
JAVA e 18-të


enjten,  22 dhjetor 2016

Laçi-Teuta
           14:00

Luftëtari-Kukësi
  14:00

Korabi-Flamurtari         14:00

Skënderbe-Partizan17:00

Vllaznia-Tirana
   17:00

 

 

SHORTI

U 19 luan në
Shqipëri, U 17 duket pa fat


dyja skuadrat tona kombëtare të moshave U 17 dhe U 19 vjeç, dje kanë mësuar
kundërshtarët që do të kenë në grupet eliminatore. Kombëtarja U 19 që do të
drejtohet nga Erion Bogdani është shortuar për të luajtur në grupin 12
eliminator të Kampionatit Evropian të kësaj moshe që do të zhvillohet në
Finlandë në vitin 2018. Ukraina, Mali i Zi dhe Norvegjia janë kundërshtarët, me
të cilët ndeshjet në grup do të luhen me sistem grumbullimi pikësh e do të
zhvillohen në Shqipëri në datat 4 deri 10 tetor 2017. Ndërsa Kombëtarja U 17 që
drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç, është në grupin 2 eliminator të Kampionatit
Evropian të kësaj moshe që do të zhvillohet në Angli në vitin 2018. Edhe këto
ndeshje do të luhen në Shqipëri në datat 19 deri 25 tetor 2017, por që për
Shqipërinë emrat e kundërshtarëve nuk mendohet të sjellin shumë fat.

 

 

UEFA/FORMACIONI
I CHAMPIONS

Portier

Jan
Oblak (Atl. Madrid) 39 pikë

Mbrojtësa

M.
Jorgensen (Kopenhagë)38 pikë

S.
Eskudero (Sevilja)     37 pikë

L.
Augustison (Kopenhagë)34 pikë

Mesfushorë

Mesut
Ozil (Arsenal)      44 pikë

Andre
Silva (Porto)       41 pikë

Rijad
Mahrez (Leiçester)          37 pikë

R.
Kuarezma (Beshiktas)         36 pikë

Sulmuesa

Lionel
Mesi (Barcelona) 58 pikë

Edinson
Kavani (PSG)  41 pikë

Dries
Mertens (Napoli)  39 pikë