Gazeta Telegraf/
Studiuesit nga Emory University në
Atlanta thonë se dashuria mbase nuk ka moshë, por një diferencë e lehtë në çift
mund ta bëjë lidhjen më afatgjatë.
Ata analizuan plot 3000 persona dhe
u vu re se sa më e madhe të jetë diferenca në moshë aq më shumë rritet mundësia
për ndarje.
Kjo shpjegohet me faktin se me
kalimin e kohës, mashkulli dhe femra ka objektiva dhe interesa te
ndryshme.
Kështu kur partneri është 5 vite më i madh, çifti ka 18% mundësi më shumë për ndarje sesa dy persona me moshë të
njëjtë.
Kur çifti ka një diferencë 10
vjeçare, mundësia për ndarje rritet me 40%.
Po ata që kanë 20 vite diferencë?
Sipas studimit ata janë të pashpresë sepse rreziku për ndarje shkon në 95%.
Po cila është atëherë diferenca e
duhur në çift për një lidhje sa më afatgjatë.
Studiuesit më parë kanë treguar se
ajo është 4 vite e 4 muaj (gjithmonë nëse mashkulli është më i madh), studimi i
fundit tregon se diferenca duhet të jetë vetëm 1 vit.
Gjithsesi këto janë thjesht disa te
dhëna.
Ka shumë të dashuruar që edhe pse
mund të kenë 5 apo 20 vite diferencë moshe mund të jetojnë të lumtur, pasi çdo
çift funksionon në mënyrë të ndryshme.