Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lajmëruar se ditën e sotme do të mbahet një protestë e fuqishme para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Berisha shkruan se Lear Kurti u vra nga policë të droguar.
“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkruan Berisha në Facebook.
Lear Kurti, 32 vjeç ndërroi jetë, mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor) pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet.
Kurti sipas informacioneve, ka mbërritur pa shenja jeta në spitalin e Traumës






















