2 tërmete trondisin Tiranën, më i fuqishmi me magnitudë 5.1 ballë

553
Dy lëkundje të fuqishme tërmeti kanë tronditur vendin orët e para të mëngjesit të së djelës. Sipas institutit sizmiologjik euromesdhetar lekundjet kane qene rreth 5.1 balle te shkalles Rihter me epiqender ne Bulqize me thellësi 10 km 
Lëkundjet e para të mëngjesit janë ndjerë i pari rreth orës 7.20 me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter, i dyti në orën 7:26 më i fuqishmi 5.1 ballë. Tërmeti renditet i shkallës 4 dhe lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në Mal të Zi e Maqedoni.
Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në disa qytete të vendit si Durrësi, Elbasani, Shkodra, Peshkopia, Kavaja e Lezha ku nuk raportohen dëme materiale.
Ndërkohë kujtojmë këtu se dhe mbrëmjen e së shtunës janë ndjerë disa lëkundje të lehta.
Sigal