PS në selinë “rozë” për emrin e presidentit, PD mbledh Këshillin Kombëtar, votohet për strukturat drejtuese

170
Sigal

Njëkohësisht me mbledhjen që po zhvillon kryesia e PS-së në selinë rozë nga ku pritet të publikohet emri i kandidatit për president, Këshilli Kombëtar i PD-së është mbledhur në selinë “blu” për të zgjedhur anëtarët e strukturave drejtuese të partisë Demokratike.

Kandidaturat për nënkryetarët dhe sekretarët e partisë Demokratike, u miratuan në mbledhjen e kryesisë që u zhvillua më herët gjatë ditës së sotme në selinë blu. Ndërsa tashmë, pritet vetëm votimi i tyre për të zgjedhur përfundimisht strukturat drejtuese të PD-së.

Ndërkohë i pyetur më herët lidhur me mundësinë e votave për Majlinda Bregun sa i takon postit të presidentit, ish kryeministri, Sali Berisha nuk dha një përgjigjie konkrete duke u mjaftuar me shprehjen e vlerësimit ndaj saj.