Në kulmin e hashashit dhe nxjerrjen jashtë kufijëve të mbi 900 ton kanabis, gjigandi amerikan “Lockheed Martin“ që mbikqyrë radarët dhe që është pjesë e ekipit të NASA, u përzu nga Shqipëria duke ja lënë mbikqyrjen një kompanie vëndase. Edhe pse u larguan, amerikanë kanë informacion të plotë dhe të detajuar mbi trafikun detar të transportit të hashashit, heroinës dhe kokainës nëpermjet Shqipërisë. Kjo çështje po hetohet nga SPAK, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë qeverisë
Kjo nuk do të thotë që amerikanët nuk kanë informacion mbi trafikun detar. Ata thjesht, kanë shënuar në raportet zyrtare se qeveria shqiptare i ka larguar ekspertët më të mirë në botë të kësaj fushe, por edhe të projektit që ata vetë e kanë instaluar.
E mbani mend historinë e fikjes së radarëve në kohën kur Shqipëria kishte peshën e lartë të kanabizimit, apo trafikut të madh me Italinë?!Ajo ndodhi ngaqë qeveria e Edi Ramës kishte mënjanuar kompaninë amerikane, gjigandin ‘Lockheed Martin’ për të mbikqyrur radarët, sipas kontratës, dhe ja kishte dhënë një kompanie fantazëm shqiptare.
E siç e dimë, sot e kësaj dite, ne nuk kemi një record elektronik të regjistruar në serverat e radarëve, apo informacion dërguar partnerëve.Në vititn 2020, në kulmin e pandemisë, ku natyrisht nuk bëhej fjalë për mbjellje masive hashashi, firmosi marrëveshjen për mirëmbajtjen e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) për vitin 2020 me komapninë amerikane.Plani parashikonte që për 3-4 vitet e ardhshme të lidhej një kontratë e vetme me ‘Lockheed Martin’, si për mirëmbajtjen ashtu edhe për modernizimin e sistemit të radarëve. Por, Ministria e Mbrojtjes nuk lidhi kontratë për vitin 2021, që në fakt nënkupton se sistemi gjatë këtij viti ka qenë pa mirëmbajtje. Me një fjalë askush se di sa gomone kanë qarkulluar në det drejt Italisë.
Kompania ‘Lockheead Martin’ është kompania që ndërtoi sistemin SIVHD me anë të një kontrate të hapur me Qeverinë e Shqipërisë në vitin 2008 dhe që e dorëzoi në vitin 2010. Ajo e mbajti sistemin edhe për një vit, si kohë e garancisë së parashikuar. Edhe pse kontrata e vitit 2008 i jepte prioritet kompanisë ‘Lockheead Martin’ për mirëmbajtjen e SIVHD në 10 vitet e ardhshme, mbas vitit 2011, pikërisht në vitin 2011 ajo u përjashtua nga mirëmbajtja.
Çuditërisht mirëmbajtja e SIVHD u klasifikua sekret në vitin 2013 edhe pse ndërtimi ishte një kontratë e hapur.Nga viti 2011 deri 2018 mirëmbajtja e SIVHD është kryer kryesisht nga një kompani private shqiptare të cilës në 2018 iu prish kontrata. ‘Lockheead Martin’ u thirr përsëri në vitin 2019 dhe operoi deri në fund të vitit 2020. Ende është e paqartë çfarë do të ndodhë gjatë këtij viti. Por kjo nuk do të thotë që amerikanët nuk kanë informacion mbi trafikun detar, thjesht, kanë shënuar në raportet zyrtare se qeveria shqiptare i ka larguar ekspertët më të mirë në botë të kësaj fushe, por edhe të projektit që ata e kanë instaluar.
Siç mësohet nga burime diplomatike, kjo çështje, pra e anashkalimit të kompanisë amerikane, po hetohet nga SPAK me dyshimin se mund të ketë ndodhur me qëllim për të lënë hapësirën detare të pambuluar. Siç ka ndodhur në vitin e shkuar, ku askush nuk e ka të regjistruar ç’ka është lëvizur në det. Në një kohë pandemie ku edhe mbrotja në zonën matanë nuk se ka qenë krejt e mbuluar.Në Itali, antimafia ka nisur një hetim të fortë, ku ka arrestuar një ish-prokuror dhe ish-gjeneral të Guardia di Finanza-s me akuzën e korrupsionit. Siç mësohet, është përfshirë edhe historia shqiptare e radarëve. Ku sipas gjasave do të ketë drejtues të rëndësishëm të policisë, ushtrisë por edhe ministra të Edi Ramës…/Pamfleti



















