Sherr për kanalin vaditës, tre të arrestuar në Kukës

513
Një konflikt i nisur për motive pronësie për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi pasditen e sotme në Kukës. Ngjarja ndodhi në fshatin Lojme, ku katër persona janë përfshirë në një sherr, që degjeneroi më pas në dhunë fizike dhe përdorim të mjeteve të forta.
Policia e Kukësit bëri të ditur se ka vënë në pranga vëllezërit Besmir dhe Selami Krasniqi dhe Shpëtim Meçin, me akuzën e tentativës për vrasje.Dy vëllezërit Krasniqi janë konfliktuar me Shpëtim dhe Dashamir Mecin, për çështje pronësie. Si pasojë kanë mbetur të plagosur Besmir Krasniqi, Shpëtim Meçi dhe Dashamir Meçi.
Sigal