Pas publikimit të “Indeksit Global të Drejtësisë” ku, Shqipëria ka shënuar rënie, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në ‘facebook’ Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
“Indeksi Global i Drejtësisë” – Shqipëria përkeqësohet me 4 vende, në vitin e reformës dhe vendi i fundit në rajon, për sundimim e ligjit.
Në Shqipëri, korrupsioni qeveritar është kthyer në sistem dhe pandëshkueshmëria është rritur.
Reforma në drejtësi nuk ka rritur besimin tek qytetarët, sepse kemi një reformë propaganda, e cila nuk i shërben sundimit të ligjit, por vetem ‘Rilindjes’.
Korrupsioni i ‘Rilindjes’ po nxin çdo ditë vendin, në çdo raport ndërkombëtar.
Qytetarët kërkojnë një drejtësi të pavarur, efikase, në shërbim të së drejtës.”