Lokalet 2015, Rama në Divjakë, premton fond prej 100 mln dollarë për bujësinë

613
Qeveria i rikthehet sërish premtimit elektoral për mbështetje të bujqësisë, dhe paralajmëron fondin prej 100 milionë dollarë për siparmarrjet në këtë sektor.
Premtimin kryeministri e dha sot nga Divajaka, ku prezantoi kandidatin e ASHE Fredi Kokoneshi .
Edi Rama: Do të shpallim një program të ri në bashkëpunim me BERZH dhe një sërë bankash të nivelit të dytë, duke krijuar një mundësi prej rreth 100 mln dollarë në vit që do të jetë në dispozicion të gjithë atyre sipërmarrje fermere që krijojnë zinxhirr vlere dhe që krijojnë zinxhirrë në rritjen e punësimit.
Tashmë zyrtarisht në fushatë, Edi Rama kërkoi edhe një herë votën për kandidatët e majtë, edhe pse nguroi se ky nuk ishte kërcënim për ata që do votojnë djathtas.
Edi Rama: SHQUP thotë po na kërcënon Edi Rama, po i kërcënon demokratët se i thotë po votuat për SHQUP nuk do keni ujë, ditra, punë e bukë. Ca kërcënimi është ky? E para e punës unë nuk i them kështu. E dyta ku është kërcënimi këtu? Fushata e tyre nuk ka lidhje me problemet që duhet të trajtojë populli për të investuar votën dhe me problemet që do trajtojë bashkia. Kandidatët e tyre nuk kanë lidhje fare me këtë punë. Ata janë aty për të bërë atë që ju thashë, dhe nëse njëri apo njëra do tentojë të bëjë të kundërtën nuk e lë SHQUP-i, sepse SHQUP-it i duhen këto zgjedhje për të trajtuar bashkitë si llogore kundër qeverisë me shpresën do nxisin pakënaqësi dhe në 2017 do puthen me Milon.
Kryeministri premtoi rilindjen e qendrës së Divjakës, me ardhjen e Kokoneshit në krye të bashkisë.
“Sot bashkia e re e Divjakës ka një potencial për të rritur ekonominë. Po votuat kandidatët e SHQUP-it morët veten dhe qytetin më qafë” tha më tej Rama.
Sigal