Takimi me ambasadorët, Celibashi dhe Soreca: Europa po vëzhgon zgjedhjet

170
Sigal

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur për mediat, pas takimet me ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Ilirjan Celibashi: Folëm për përgatitjen e procesit zgjedhor. Shkon e gjitha në interes të votuesve shqiptarë dhe të mbarëvajtjes së këtij procesi.

Luigi Soreca: Folëm për zgjedhjet e 25 prillit. Pikërisht komisioneri na tregoi për situatën deri më tash për gjithçka që duhet bërë për zgjedhjet. Na foli për votimin elektronik dhe për numërimin elektronik. Gjërat janë kuptuar tashmë dhe komisioneri ka besim se gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve.

Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë në fakt edhe ndikimi i zgjedhësve për punën aq të mirë të komisionerëve. Ne kemi dhënë mbështetjen tonë dhe do të vazhdojmë sepse mendojmë se edukimi i zgjedhësve është një çësthje shumë e rëndësishme.

Europa po vëzhgon gjithë procesin. E rëndësishme është ajo që do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri. E rëndësishme është të shmanget dhuna. Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje, që të shmanget gjuha e urrejtjes, gjuha e dhunës.