Në kuadër të Ditës së Verës, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ka kaluar këtë ditë feste në një familje në Njësinë nr.7, në qytetin e Tiranës.
“Bashkë me mikriptjen, ndjeva mbështetjen e madhe për ndryshimin e 25 Prillit. Jam pranë jush sot por edhe më shumë pas zgjedhjeve. Kjo do të jetë aleanca më e madhe qytetare që ky vend ka parë ndonjëherë”,- është shprehur Gjosha pas vizitës tek kjo familje me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i saj i plotë:
Emocion shumë i madh të festoja Ditën e Verës, në këtë familje të mrekullueshme, në njësinë 7 të Tiranës! Bashkë me mikriptjen, ndjeva mbështetjen e madhe për ndryshimin e 25 Prillit. Jam pranë jush sot por edhe më shumë pas zgjedhjeve. Kjo do të jetë aleanca më e madhe qytetare që ky vend ka parë ndonjëherë























