Mësimi online dështim? / Flet pedagogia

305
Sigal

Mësimi online dhe menaxhimi i kësaj metode të të bërit mësim është një ndër tematikat me kritike të momentit në lidhje me arsimin në vend.

Pedagogia Majlinda Keta në një intervistë televizive ka treguar se mësimi online është përmirësuar në krahasim me atë të fillimeve të pandemisë, por është ndalur në mungesën e aksesit në biblioteka online nga studentët.

Keta ka vijuar duke thënë se ky ngërç është krijuar pasi procesi nuk është menduar gjatë nga strukturat drejtuese, ndërkohë që shton se biblioteka nuk ekziston.

Kemi një problematikë që është kritike dhe kërkon një zgjidhje. Ka angazhim të pedagogëve, ka një masë të konsiderueshme të studentëve të angazhuar në orët online që kanë një cilësi më të mirë se sa ato në muajt e para, por ne sot nuk kemi një bibliotekë online”, ka thënë pedagogia.

 A duhej të ishin marrë masa?

Keta: Keni të drejtë, sepse zgjidhja e situatave në arsimin universitar dhe parauniversitar duhej të kishte një dinamikë të jashtëzakonshme të problemeve që duheshin zgjidhur siç janë bibliotekat online. Në rastin tonë jepet një adresim që ka dhënë agjensia për bibliotekën, por studentët nuk gjejnë librat edhe sepse është një zgjidhje e përkohshme e pamenduar në vite nga universitetet, por mbi të gjitha kjo duhej të ishte një zgjidhje e vetë universiteteve në kuadrin ne autonomisë.

Nëse ne krenohemi se kemi marrëdhënie me universitete në Europë dhe më gjerë se sa kaq, duhet të ishte në vizionin dhe në pragmatizimin e të gjithë titullarëve drejtues të këtyre institucioneve publike dhe private, për të bërë zgjidhje sa më cilësore për angazhimin në bibliotekat e tyre.