TIRANE – Katërmbëdhjetë kontrata koncensionare për ndërtimin e 30 hidrocentraleve në vend janë drejt prishjes. Pas konstatimit të shkeljeve të kushteve kontraktore, është vetë ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i cili ka firmosur fillimin e procedurave për prishjen e këtyre kontratave.
“Nga verifikimet janë konstatuar në këtë grup HEC-esh edhe cilësi e ulët e investitorëve (nga pikpamja teknike, ekonomiko-financiare) si dhe mungesa të theksuara të zbatimit të legjislacionit për shoqëritë tregtare. Praktikat proçeduriale të zbatuara dhe monitoruara nga Grupe Pune dhe jo struktura te konsoliduara shteterore, ekspertizë dhe oponencë tekniko-ekonomike të kryer nga struktura pa pergatitjen e duhur dhe pa konsulence nderkombetare, pjeserisht nga AKBN dhe Instituti i Ndertimit, etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë.
Ministria e Energjisë ka konstatuar në këtë grup HEC-esh:
Vonesa në zbatimin e kushtit të krijimit dhe regjistrimit të shoqërisë koncensionare
pranë QKR-së;
Vonesa në paraqitjen projekteve të zbatimit dhe të miratimit të tyre;
Vonesa të theksuara dhe të pajustifikueshme nga shoqëritë koncensionare në zbatimin e kontratës koncensionare, ndikuar edhe nga probleme me “ambientin rrethues vendor”;
Amendime të shpeshta të kontratave dhe në shumë raste transferim kuotash me apo pa miratimin e Autoritetit Kontraktor;
Mos përfshirje të vërejtjeve apo propozimeve për përmirësimin e kushteve dhe klauzolave të kontratave të paraqitura nga organet e oponencës teknike apo institucionet e tjera, gjatë fazës së miratimit të projektvendimeve në Këshillin e Ministrave.
LISTA E KONTRATAVE PËR NDËRTIM HEC-esh
1. H/C Egnatia
2. H/C Qytezë
3. H/C Domaj
4. H/C Stebleve
5. H/C Tucep 2
6. H/C Labinot Mal
7. H/C Gomsiqe 1,2
8. H/C Sheba 1,2,3,4
9. H/C Bence dhe Tepelene
10. H/C Qafeshuli 1,2,3,4, Sheja e Librazhdit
11. H/C Nishova 1,2
12. H/C Shkalla, Cerruje, Plesha, Benji 1,2 dhe Klos
13. HEC Stojan
14. H/C Dobjat, Menkulas
Grupi i punës, ngritur nga Ministri Gjiknuri po vazhdon kontrollin dhe verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe nënligjor sipas fazave: të shqyrtimit të projekt-propozimeve për objektin e koncensionit; të proçedurave përzgjedhëse të investitorit dhe shoqërisë koncensionare dhe të fazes negociuese të kontratave.
Kjo është faza e parë e kontrollit ndërsa po vazhdohet me auditimin e të gjitha kontratave koncesionare për të parë përputhshmërinë e tyre me detyrimet ligjore.