Jep dorëheqjen shefi i turizmit pas pushimeve në Itali

283
Sigal

Shefi i Agjencisë irlandeze të Zhvillimit të Turizmit, Michael Cawley dha sot dorëheqjen pasi kaloi pushimet në Itali.

Ai nuk iu përgjigjë thirrjes së qeverisë për t’u dhënë përparësi pushimeve kombëtare, me qëllim mbështetjen e një sektori të goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.

“Jam e zhgënjyer nga zgjedhja e Cawley për të shkuar me pushime në Itali”, tha ministrja irlandeze e Turizmit, Catherine Martin.

“Ai e pranon që solidariteti me industrinë e turizmit është jashtëzakonisht i rëndësishëm tani për tani dhe unë e pranova dorëheqjen e tij këtë pasdite, sepse besoj se pozicioni i tij është i padenjë”, shtoi ajo në një deklaratë.