Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për ushtarakët, gazetarët, emigrantët, nëpunësit dhe mësuesit

    456
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Cilat janë procedurat ligjore që të kërkoni rillogaritjen e pensionit tuaj?

    Leja e lindjes me pagesë

    Sipas nenit 27 të ligjit të sigurimeve shoqërore, për të përfituar lejen e lindjes me pagesë duhet të kesh punuar e siguruar në qendra pune shtetërore ose private në vëndin tonë ose të kesh bërë sigurime si e vetëpunësuar në bujqësi të paktën 12 muaj kalendarike gjithsej me ose pa ndërprerje para fillimit të lejes së paralindjes. Periudhat e studimeve të larta ditën dhe ajo e sigurimeve vullnetare quhen periudha pune vetëm për pension pleqërie dhe jo për lejen e lindjes. Kur gruaja ka në shtatzëni një fëmijë leja e barrëlindjes është 365 ditë kalendarike, ndërsa kur në shtatzëni ka binjakë ose më shumë fëmijë leja e lindjes është 390 ditë kalendarike.

    Rillogaritja e pensionit

    Sipas nenit 91 të ligjit të sigurimeve shoqërore vetëm femrave u quhet vjetërsi pune për pension periudha e vazhdimit të shkollës së lartë ditën e vërtetuar me kopjen e diplomës së noterizuar. Gjithashtu sipas ligjit nr.7514, datë 30.9.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, periudha që jeni dënuar me heqje të lirisë, pavarësisht se për efekte pensioni quhet dyfish i kohës, nuk njihet si periudhë e punuar si ushtarak, por si civil. Mbështetur në nenin 86 të ligjit të sigurimeve shoqërore, ju keni të drejtë t’i bëni ankesë me shkrim fillimisht Komisionit të Ankimit në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf