Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Zemra

429
Sigal

***

Zemra është veç një muskul
që ritmin ja jep ti
Asgjë nuk mund të bëj e vetme tani
Mos vall jam dobësuar apo jam bërë një
Ka rastësi që ndodhin për një arsye
Për të treguar që nuk ndodhesh rastësisht aty

***

Kur të vdes nuk dua të jem nën dhe,
të tjerët të shkelin mbi mua
Trupin ma digjni dhe hirin, trupin tim
shpërndaheni në oqean
Sa herë malli ju merr
Mjafton shkoni në një breg
Zhurma e valëve janë fjalët,
që mezi pres t’ju them
Jam vala që mundohet
të shkoj sa më larg në breg
Ajo vala që të prek leht këmbët
Tërhiqem për t’u rikthyer përsëri,
përsëri nuk lodhem, jam aty
kur doni të nxirrni një klithmë shpirti
Gjumi më ka ikur përjetë, gjithmonë ju pres