Këngëtarja Elvana Gjata që prej dhjetorit ka evituar ccdo dalje publike apo intervistë. Por tashmë kohërat kanë ndryshuar e ajo ka vendosur që komunikimin publik ta realizojë përmes livestream.
Sot, Gjata ishte Live në Instagram me Ledri Vulën, ku nuk munguan edhe pyetjet me spec. Ledri e pyeti Elvanën “A je në Tiranë?“ Por ndryshe nga c’mund të prisnin fansat…ajo e mbajti sekret! “Thjesht jam mbyllur”, tha Elvana, duke ngritur dyshime se më kë dhe ku i po kalon këto kohë.
Gjata ka qenë në qendër të lajmeve rozë vitin që shkoi për lidhjen e saj me biznesmenin Ervin Mata. Por që prej ngjarjes në ish-bllok, Elvana u raportua se ishte ndarë. Postimet dhe dyshimet vijojnë dhe mesa duket Elvana di ta menaxhojë mjaft mirë diskrecionin e jetës së saj private.




















