Qetësi e frikshme (VIDEO)

535
Sigal

Vendimet e qeverisë janë rritur edhe më shumë, kjo si masë e madhe për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Deri më tani në Shqipëri janë 76 të prekur dhe 2 viktima.

Heshtje ka përfshirë qytetin e Durrësit në orët e pasdites pas vendosjes së masave të reja të qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pas orës 13:00 të së shtunës asnjë gjë nuk lëviz në qytetin bregdetar dhe banorët i janë bindur, tashmë me pahir urdhrit të qeverisë për të kufizuar lëvizjet.

Qeveria vendosi masa të reja shtrënguese, të cilat sipas deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama do të shtrihen dhe përgjatë javës së ardhshme.