Ndërsa matanë dritares shuhej drita e një dite të shkurtër dimri, ai po thoshte se nga çfarë malli përbëhej ajo mbrëmje me atë perëndim dielli atje larg dhe me përhitjen e drurëve të kopshtit të vjetër, që dukeshin si të mekur nga një heshtje vetmitare? Në parvazin me vazo begonjash kishte vënë gotën e vogël me çinzano dhe, ndërsa rrinte në këmbë dhe shihte matanë, sillte ndërmend një ndajnatë të hirtë të një dimri të largët. I ravijëzohej një portret oval diku në një park ku shtillej mes erës një dëborë e imët dhe e ngrirë. Atëherë kishte qenë fund-dhjetori dhe, të mbështjellë me palltot e tyre të trasha, kishin përshkuar parkun, kishin hyrë në një bar, ishin ulur në një tavolinë pranë një dritareje me begonja dhe, teksa donin të merrnin ndonjë gjë të veçantë për të pirë, kishin porositur nga një gotë çinzano.
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf



















