(Video) Prof. Dr. Tritan Shehu: Censurë dhe agresivitet ndaj gazetarëve për të fshehur “avullimin” e miliona Eurove në Rrugën e Tepelenës

509
Sigal

Akoma pa përfunduar rrëzohet një pjesë e investimeve aty, duke zbuluar atë realitet shpërdorues. Mashtrimi i parë është termi “By pass” i Tepelenës, kur është vetëm riparim e  zgjerim deri më total 10,5 m i rrugës ekzistuese me dy korsi së bashku me trotuarët, për 2,3 km gjatësi, me një shpenzim prej 24,5 M E. Ndërsa By pass i vërtetë i Fierit, autostradë me 4 korsi, që e investon Banka Europiane kushton vetëm 2,2 M Euro për km, llogaritë bëjini vetë. Ndërkaq prej dy ditësh ka një rrëzim dhe të asaj që po ndërtohet kaq shtrenjtë, kur në Tepelenë nuk ka rënë asnjë Tërmet natyror, përveçse atij Tërmeti biologjik, që bën çudira aty! Është e detyrueshme të bëhet trasparente se çfarë po ndodh me këto shpenzime të fryra disa herë, por që përsëri japin një produkt shumë larg niveleve të cilësisë e sigurisë minimale. Ashtu siç është e domosdoshme të ndiqen penalisht agresorët dhe porositësit e tyre ndaj gazetarëve, rëmbimit të mjeteve të punës së tyre kur po tentonin të filmonin, gjë për të cilën ata kanë bërë denoncimet përkatëse.