Manjani: Vendi vazhdon të qeveriset qetësisht keq e më keq

458
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se “Mediat e huaja analizojnë me detaje situatën kriminale dhe kaotike të shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë së sotme në vendin tonë. Mediat e vendit tonë analizojnë libra që tregojnë meselera me të shkuarën e shtetit e shoqërisë sonë. Ndërkohë që vendi vazhdon të qeveriset qetësisht keq dhe shumë keq”.

Ja postimi i plotë i Manjanit

Mediat e huaja analizojnë me detaje situatën kriminale dhe kaotike të shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë së sotme në vendin tonë.

Mediat e vendit tonë analizojnë libra që tregojnë meselera me të shkuarën e shtetit e shoqërisë sonë.

Pasi mbaruan me librin e Bamir Topit, kanë filluar me të Isuf Kalos…

Ndërkohë vendi vazhdon të qeveriset qetësisht keq dhe shumë keq….😔😔😔

Të shpresojmë për ndonjë serial tjetër përgjimesh. Mbase na zgjojnë nga gjumi, ose të paktën të mos shohim ca ditë tituj që promovojnë kësi literature pa bukë…