Ylli Meçe
Foto rrëqethëse, foto që na poshtëron të gjithëve është ajo që kryeministri i Shqipërisë ka shpërndarë në rrjetin e vet social. Nëse do dilte një i marrë dhe ta hidhte atë foto në faqen e tij, natyrisht që bashkëpunëtorët e tij më të afërt, shokët e miqtë do ndërhynin dhe për të na qetësuar, do të na bindnin, se me të vërtetë personi në fjalë ka pasur disa anomali mendore, por për deri sa nga stani i Partisë socialiste askush nuk e ka bërë një gjë të tillë, kjo do të thotë se Kryeministri ka disa anomali në neuronet e trurit dhe nuk është në rregull mendërisht. Mos vallë është e kundërta që në atë stan (e kam fjalën për kupolën e lartë dhe jo bijtë e popullit, socialistët e thjeshtë), pra mos vallë në këtë stan, vet ata të kupolës janë të çmendur dhe Kryeministri nuk do ketë dhe aq shumë faj? Mbase Edi është një i çakërdisur, po ç’kusur kemi ne shqiptarët të shikojmë një plagjiaturë të tillë artistike të ekspozuar në skulpturë? Ky egocentrist kujton se posti i Kryeministrit është dhe lidhet direkt me qenien e tij. Harron ai, se me pamjen e tij në rrjetet sociale paraqet edhe Atdheun tonë? Apo mos mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe ne, skllevërit e dënuar përjetësisht? Edhe Hitleri ishte piktor si Edi, por ai kurrë nuk guxoi, kurrë që të bënte vet me dorën e tij vepra të tilla poshtëruese. Nuk e di, po se si më duket paska një lloj afrimiteti mendor, sepse Hitleri i vuri zjarrin Evropës ky i yni po i ve zjarrin Shqipërisë. Pamjet nudiste të tij njihen dhe janë të hershme. Mirë që na tregon “hallatet e tij”, po ai ka harruar që pjesën e pasme e ka të zbuluar? Larg qoftë! Po sikur tani ndonjë qefliu (Sepse një i marrë tjetër para ca vitesh miratoi edhe (ligjin e “ su..triçeve”) të mos i dalë Edit nga përpara por…nga mbrapa? Si do ia bënte kryeministri ynë?
Aventurat e Ramës nga PD tek PS
Natyrisht veprimet aventureske të tij, duke dashur të hiqet si modern, i kohës, tip që “nuk ia ha qeni shkopin” duke u shfaqur edhe si gagarel në takime ndërkombëtare, apo me batuta si një “i pa pamë” e ka bërë aq megaloman, saqë po degjeneron totalisht duke e shoqëruar rrëshqitjen dhe lajthitjen e tij mendore me veprime e akte që bien ndesh me ato çka priste populli prej tij. Shqiptarët kurrë nuk kanë për ta harruar se bashkëpunëtori i parë i zjarrvënësit, ka qenë z. Edi dhe se u largua prej tij jo për çështje parimore, por ngaqë në byrekun e tepsisë nuk i lanë asnjë thelë, duke të lenë me gisht në gojë. Parë nga ky këndvështrim, ju z.Rama nuk kini gjë parimore, bile jini në të njëjtin kazan dhe këtë e kanë treguar faktet e bashkëpunimit tuaj. Po ti a shqetësohesh? Sigurisht që shqetësohesh, por jo për hallet e popullit, por të kastës që përfaqëson, prandaj dhe populli yt, por që ti s’je i popullit është i detyruar të marrë rrugët e arratisë. Ti, por edhe paraardhësit e tu e rrënuat këtë popull e çfarë nuk i bëtë?! E vratë, e pretë, e sakatuat, e emigruat, e mbytët, e vodhët deri në palcë dhe tani hidhni vallen nudo mbi kurrizin tonë. Fotoja nudo e jotja duket sikur ironizon opozitën (dhe ti mbase atë ke dashur të manifestosh), por ti e di fare mirë se, as ti, as ata nuk jini në opozitë me njeri tjetrin. Po dhe kjo është e vërtetë. Ju dhe të gjitha partitë që kanë dalë nga llagëmi i ujërave të zeza jini në opozitë vetëm me popullin.

Fatkeqësia e jonë, qëndron në faktin se ne akoma, për fatin tonë të keq, nuk kemi mundur ta kuptojmë këtë gjë. Meqenëse jini piktor po ju kujtoj “kapriciot” Francesko Gojës nga ku në vend që i zoti të jetë i hipur mbi gomar… është gomari që ka hipur mbi të zotin duke i thënë: “Ti që i zoti për asgjë nuk je – mbamë në kurriz, se mirë më ke!” Pra shkurt gomarët e qeverisë i kanë hipur popullit dhe për këtë një filozof ka shkruar se…“ Fatkeqësisht ne votojmë partitë borgjeze të punëtorisë”
E more revan dhe me shumë premtime se do bëje gjëra “të pa pame” . Sigurisht edhe bëre ca gjëra por me paratë tona, duke i marrë nëpër bankat evropiane dhe botërorë, ju dhe karvani i kusarëve tuaj, sikurse edhe para-ardhësit tu të “Sali Babës me 40 hajdutë” e kini zhytur Shqipërinë në sasi të tilla borxhi (më shumë se 8 miliardë Euro,) që çdo familja shqiptare me 4 persona të paguaj gati 10 mijë Euro. Pa më thuaj ku t’i gjejë shqiptari këto, teksa ju, por dhe para-ardhësit e tu, akuzoni njëri tjetrin për vjedhje masive ? Dhe secili nga ju ka të drejtë dhe aspak nuk gabon kur denoncon kundërshtarin- sikurse dhe kundërshtari ka të drejtë kur ju akuzon ju .? Pra e shikoni se si u barazuan të dy anët ekuacionit? Shkurt thotë populli “Të gjithë derrat kanë një turi “ E nise m “tam- tame” të mëdha se do bëje drejtësi, na ironizove Gjinër e Gjonër Zaganjorë me këmborë e pa këmborë, i pamë me sytë tanë nëpër emision dhe ata me brekë të grisura dhe ata që jepnin e merrnin radiograme dashuri si në” luftë parlamentare”, sikurse po shikojmë çdo ditë hemoragjinë kombëtare dhe ju qeshni duke bërë klounin me nga një batutë e duke entusizmuar simpatizantët e tu që jua u ke mpirë dhe atrofizuar trurin. Ata kënaqen duke qenë të varfër.. duke qenë edhe të papunë , vetëm të mos vijë “ Sali Beg Bajlozi” që edhe ti e ke po aq frikë saqë i mbush plot! Pse i mbush ? I mbush sepe nuk ta mba ta vesh para drejtësisë atë e të tjerë. Na afishoni kaq e kaq juristë të korruptuar e nëpër membranat celuloide të TV në shushatët e na çatë veshët që…. “ nuk na justifikojnë pasurinë” ( dhe i shkarkuat- mirë bëtë)- Jo ore jo, janë kusarë dhe ti duhej tua u kish sekuestruar pasurinë, por nuk ta mba se rrezik të jesh dhe vet i përlyer. Po! Është e vërtetë që rrëzove pallatin e Lul Bashës, por e bëre më shumë për inat dhe konsum publik sepse ti nuk e ke aq seriozisht luftën kundër korrupsinit. Ka me dhjetra dokumenta për korrupsionin në “Rrugën e Kombit”, Për “ The Dog of wars” u bë dhe film, po harrove dëshmorët 21 janarit që u premtove drejtësi ? Kur.. e deri kur ?! Jo ti kurrë s’mund të bësh drejtësi sepse je simbol i padrejtësive duke e filluar që nga reabilitimi i tradhëtarëve. E bëri vërtetë Enveri Shqipërinë fushat e lulëzuara me drithëra ….edhe ti i bëre- por me drogë e me hithra. Në fakt këto që shkruajta janë një pjesë e Shqipërisë nudo. Me lakuriqsinë tënde mbase ke dashur edhe të përcillje këtë mesazh…por ec e kuptoje “Kodin e Edviçit” !





















