Greqi/Kryeministri Aleksis Tsipras viziton zonën e prekur prej zjarreve në Mati

Zonja  dhe Zotërinj,

Siç jini në dijeni, Kryeministri vizitoi zonën e prekur prej zjarreve në Mati.

Sigal

Kryeministri dha urdhër  që procedurat për rehabilitimin  e zonës së prekur  por edhe për  mbështetjen e të gjithë atyre që u prekën nga zjarret, të përfundojnë sa më shpejt dhe të jenë të thjeshta, pa ngarkesa burokratike shtesë. Kanë filluar ndërkohë masat e menjëhershme të mbrojtjes së qytetarëve  në zonë, me prerjen  nga njësi të specialuzuara, të pyllit të djegur, nën mbikëqyrjen e Shërbimit pyjor  dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve  si dhe me ndihmën e vullnetarëve nga ndërmarrje drusore.

Drejtoria Pyjore për Ambientin  në Ministrinë e Energjisë dhe të Ambientit, mbështet në vend procedurat e mbledhjes së mbeturinave.

Që të prëmten 27 korrik, kanë përfunduar kontrollet dhe rregjistrimet  që kryen  inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Transportit në zonat e prekura nga zjarret. Numri i përgjithshëm i kontroll vlerësimeve në Bashkitë Marathona, Rafina-Pikermi  dhe Megara, kap shifrën e 3676. Prej tyre, 1803 ndërtesa u vlerësuan si të gjelbëra, 827 ndërtesa të verdha dhe 1046 ndërtesa të kuqe.

Që prej së Martës 31 korrik, nisi depozitimi i kërkesave  për akordimin e ndihmës së jashtëzakonshme   dhe të menjëhershme në formën e subvencionit për persona fizikë dhe për biznese që u prekën prej zjarreve. Ndihma kap shumën e 5.000 eurove për çdo banor, ose të 6.000 eurove për familje me tre dhe më shumë fëmijë, dhe të 8.000 eurove për bizneset.

Do të  vihet në funksionim menjëherë  një numur unik  telefoni i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike AADE, ku të prekurit  do të mund të telefonojnë për të marrë informacionet e domosdoshme  për çështje që kanë të bëjnë me Ministrinë  e Infrastrukturës, si dhe për  çështje respektive tatimore.

Për sa u përket masave mbështetëse prej Ministrisë së  Punës:

Akordimi i ndihmës ekonomike  prej  (10.000 euro)  për të afërmit e viktimave të zjarreve do të bëhet automatikisht prej Personelit Qëndror të Ministrisë së Punës.

Akordimi i subvencionit mujor për fëmijët nën kujdestari të viktimave të zjarreve, në shumën prej 1000 eurosh në muaj, do të bëhet automatikisht prej OPEKA – Organizmi për Ndihmat Sociale dhe Solidaritetin Shoqëror – nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës.

Dhënia e ndihmës së menjëhershme dhe të jashtëzakonshme prej 2 pensionesh mujore për pensionistët e prekur, si dhe për të moshuarit e pasiguruar, do të përfundojë deri më datën 20 Gusht.

Për më tepër, Ministria e Politikës Dixhitale do t’u akordojë të prekurve prej zjarreve menjëherë shumën prej 1200 eurosh për përballimin e nevojave të tyre vjetore të telekomunikimit. Ministria e Politikës  Dixhitale  do të fillojë kreditimin në llogaritë e atyre që u takon, duke grumbulluar të dhënat për ta prej listave që ka përpiluar Ministria e Infrastrukturës, pa qënë nevoja  që të prekurit  të bëjnë ndonjë veprim shtesë.

Gjithashtu, në mbledhjen me Kryeministrin, u vendos  edhe ngritja e një Komisioni të Posaçëm nën drejtimin e Ministrit të Shtetit z. Vernardhaki, për hartimin e një propozimi të detajuar me qëllim ristrukturimin  dhe ngritjen në një stad  të ri, të shërbimit të Mbrojtjes Civile, forcimin e rolit  të saj koordinues dhe udhëheqës.

Së fundi, po hartohet një plan ndërhyrjesh  për trajtimin e gabimeve që janë bërë në qëndrat e banuara në të gjithë vendin, nën mbikëqyrjen e Ministrisë  së Ambientit, por edhe një plan ndërhyrjesh konkrete urbanistike në MATI.

Zonja dhe Zotërinj,

Respekti për viktimat na imponon që ne si Shtet, t’u qëndrojmë në krah familjeve të tyre, por edhe të ndërmarrim  nisma konkrete  dhe masa për rehabilitimin e zonës dhe për përballimin e patogjenezave dhe shtrembërimeve në vend. Kjo  mund të jetë dhe falja e vetme në praktikë që mund të kërkojë Shteti  për përgjegjësitë e tij ndër vite.