Sporteli i ri ADISA/ Zv Kryeministrja Senida Mesi: “Një prej rezultateve të procesit të Reformës në Shërbimet Publike”

524
Sigal

Agjencia e
Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) hap sportelin e shpejtë “ProBiznes”
dedikuar bizneseve

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të
Integruara (ADISA) çeli pranë ambienteve të zyrës së saj së pritjes në Tiranë
sportelin e shpejtë “ProBiznes”,
misioni i së cilit është t’u vijë në ndihmë subjekteve tregtare në lidhje me
ofrimin e shërbimeve të dedikuara ndaj biznesit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendës
Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Zëvendës Ministrja e
Drejtësisë Teuta Vodo, Drejtoresha Ekzekutive e ADISA Anisa Gjika, Drejtori i
Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elion Semanaj,si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme në vendin tonë.

Në fjalën e saj, Zëvendës Kryeministrja Mesi, duke u ndalur tek Reforma
në Shërbimet Publike si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Shqiptare që
prej vitit 2014-të, theksoi se ky është një proces rrënjësor i ri-ndërtimit të
mënyrës sesi ofrohen shërbimet për qytetarët me një përqasje gjithë-përfshirëse
dhe të qendërzuar tek qytetari. “Reforma
në fjalë bazohet tek inovacioni dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit
për të përmirësuar standardet, procedurat dhe mënyrën sesi organizohet ofrimi i
shërbimeve. Nga kjo reformë institucioni kampion ështëADISA, Agjencia e Ofrimit
të Shërbimeve të Integruara”,
tha Znj. Mesi. 

“Shërbimet e shpejta dhe të
dedikuara pro-biznesit (apo Fast Line), për të cilët jemi mbledhur sot, janë
një ndër rezultatet konkrete të këtij procesi reformues dhe gjithë-përfshirës.
Ne po punojmë që t’i shtrijmë këto shërbime edhe në të gjithë rrjetin e ADISA-s
si një paketë shërbimesh e dedikuar për biznesin”,
deklaroi
Zëvendës Kryeministrja Mesi dhe ndër të tjera shtoi:
Nisur nga
kompleksiteti dhe rëndësia e këtij ofrimi të shërbimeve publike, ne jemi duke
bërë një rishikim të vazhdueshëm dhe kritik të këtij procesi transformues për
të adresuar mësimet e nxjerra, si edhe për të lehtësuar dhe përmirësuar
përvojën e përditshme të qytetarit dhe bizneseve me shtetin”.

Ndërsa Anisa Gjika, Drejtoreshë Ekzekutive e ADISA,
u ndal tek konceptimi dhe hapja e këtij sporteli të ri nisur nga shqetësimi
i subjekteve tregtare në lidhje me
kohën e pritjes në sportel dhe zgjatjen e procedurave. “Rezervimi i biletës për të kryer procedura në këtë sportel apo për t’u
informuar mbi kartelat e shërbimeve do të bëhet nëpërmjet aplikacionit ADISA
Mobile App
. Në këtë mënyrë do të reduktohet koha e pritjes së subjekteve
tregtare që do të kryejnë aplikime, si dhe numri i personave që presin në radhë
për marrjen e shërbimit”
, nënvizoi Znj. Gjika.

Me hapjen e sportelit “Pro-Biznes”, po vendoset një
standard i ri, inovativ në mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike. ADISA bëri
të mundur hapjen e këtij sporteli ku do të procedohet në mënyrë të shpejtë dhe
me rezervime të përcaktuara më parë, duke e përshtatur kështu modelin shqiptar
të ofrimit të shërbimeve publike me modelet e vendeve të zhvilluara.

Synimi kryesor i ADISA, përveç përmirësimit të
ofrimit të shërbimeve publike dhe rritjes së kënaqësisë së qytetarëve, është
hapja e sportelit “Pro-Biznes” edhe në qendrat e Integruara të Kavajës, Krujës,
Fierit dhe Gjirokastrës duke krijuar kështu lehtësi për të gjitha bizneset dhe
qytetarët e qyteteve të tjera.