“Paguani gjobën 6.2 mln euro”, urdhri i Gjykatës për liderin katalanas dhe 13 ministrat e tij: Tre ditë kohë

457
Ish-Presidenti katalanas Carles Puigdemont dhe 13 anëtarët e qeverisë së tij të shkarkuar janë urdhëruar të paraqiten para gjykatës për t’u përballur me akuzat pas shpalljes së e pavarësisë së Katalonias, raporton CNN.
Gjykata Supreme e Spanjës iu ka dhënë tre ditë kohë për të paguar 6.2 milion euro garanci ose përndryshe do të konfiskojë asetet e tyre personale. Puigdemont dhe 13 anëtaret e qeverisë së shkarkuar duhet të paraqiten në Gjykatën e Lartë të Madridit të enjten.
Carles Puigdemont shkaktoi një krizë në Spanjë duke mbajtur referendumin për pavarësi në fillim të tetorit në rajonin gjysmë autonom, pavarësisht kundërshtimit të Madridit dhe Gjykatës Kushtetuese që e shpalli votimin të paligjshëm. Qeveria qendrore e Spanjës tashmë ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonisë.
Puigdemont dhe disa nga ministrat e tij shkuan në Bruksel të hënën pasi Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, José Manuel Maza njoftoi se do ngrinte akuza për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike për udhëheqësit katalanas.
Sigal