Arabia Saudite jep 1 miliardë dollarë për argëtim hapësinor

523
Qeveria saudite ka investuar 1 miliard dollarë në ndërmarrjet britanike Virgin Group të Richard Branson .

Kontrata është përshkruar si “partneritet i fluturimit në hapësirë, lëshimit te satelitëve dhe argëtimit në hapësirë”, mbështetur nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipërmarrja do të furnizojë tre kompani Virgin – Virgin Galactic, Kompania Spaceship dhe Virgin Orbit.

“Ky partneritet me Virgin Group pasqyron hapat e mëdha që mbretëria po bën drejt vizionit për një ekonomi të shumëllojshme dhe të bazuar në dije”, tha Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Sipas Branson, investimi është shenjë e besimit nga bashkësia ndërkombëtare në të treja kompanitë.

“Tani jemi vetëm disa muaj larg dërgimit të njerëzve në hapësirë dhe vendosjes së satelitëve rreth Tokës ” – tha Branson.

Marrëveshja mund të çojë në zhvillimin e një industrie argëtimi me qendër në Arabinë Saudite.Investimi është pjesë e një bashkëpunimi me biznesmenin, i cili vlerësoi reformat ekonomike dhe sociale nga Princi Salman.

Më herët, Branson deklaroi investimin e tij në projektin e Detit të Kuq që ka si qëllim kthimin e 50 ishujve saudite në një destinacion turistik luksoz.
Sigal