Demokratët në Fier dhe Korçë i janë drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të degëve lokale të Partisë Demokratike. Procesi zgjedhor ka nisur në të dyja qytetet, ndërsa gara zhvillohet mes shtatë kandidatëve.
Në Fier, në garë për drejtimin e degës janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta.
Sipas të dhënave të procesit, rreth 3,800 anëtarë kanë të drejtë vote. Numri i demokratëve në listat zgjedhore është reduktuar ndjeshëm pas rishikimit të tyre, pasi më herët në këtë degë rezultonin rreth 8,000 anëtarë.
Zgjedhjet në PD-në e Fierit nuk u zhvilluan në afatin e parashikuar nga statuti, ndryshe nga degët e tjera të vendit.
Ndërkohë, edhe në Korçë ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike. Në garë janë dy kandidatë, Harito Zoti dhe Mikel Dishnica.




















